Categories Teknologji

Si të gjeni se kush ju përgjon celularin me katër kode

Me ndihmën e shumë pak kodeve, mund të zbuloni më shumë për të dhënat e celularit tuaj, si dhe të gjeni nëse mesazhet dhe informacioni juaj janë të mbrojtur, apo nëse po ju gjurmojnë e përgjojnë. Ekzistojnë kode speciale të radhitura në galërinë e mësipërme me të cilët dikush mund të gjejë vendndodhjen tuaj.

Për këtë ju nevojitet “utility netmonitor”. Shtypni një prej kodeve të mëposhtëm:
për iPhone: *3001#12345#*
për Android: *#*#4636#*#* ose *#*#197328640#*#*. Hapi 1: Shkoni tek UMTS Cell Environment dhe më pas UMTS RR info dhe shkruani të gjithë numrat që keni tek Cell ID. Këta numra janë stacionet bazë që ndodhen aty rrotull jush. Telefoni juaj do të lidhet automatikisht me atë që lëshon sinjalin më të mirë.

Hapi 2: Kthehuni tek menuja kryesore dhe klikoni në MM, më pas Serving PLMN. Shkruani numrat që ndodhen nën Local Area Code (LAC). Hapi 3. Me ndihmën e këtyre dy numrave dhe një faqe interneti të zakonshme (tab-i i katërt nga e majta) mund të përcaktoni vendndodhjen në hartë të stacionit bazë me të cilin është lidhur telefoni juaj./bota.al/

Image

Me këtë kod, mund të gjeni nëse telefonatat, mesazhet dhe të dhëna të tjera po devijohen diku.
Statusi i llojeve të ndryshme të devijimeve bashkë me numrin tek i cili po transferohet informacioni, do të shfaqen në ekranin e celularit tuaj.
Shpesh herë të moshuarit bëhen viktima të kësaj praktike, kur ia japin telefonin një të huaji që të bëjë një telefonatë.

Image

Bjerini këtij kodi dhe do të gjeni se ku po ridrejtohen telefonatat, mesazhet dhe të dhënat, nëse duket sikur njerëzit nuk arrijnë t’ju telefonojnë dot.
Shanset janë që në këtë rast telefonatat tuaja po ridrejtohen tek numrat e operatorit të telefonisë celulare ku jeni abonent.

Image

Ky është kodi universal për të çaktivizuar të gjitha format e ridrejtimit nga telefoni juaj. Eshtë ide e mirë ta përdorni përpara se të përdorni roamingun.

Image

Me ndihmën e këtij kodi, ju mund të gjeni IMEI-in (International Mobile Equipment Identifier). Nëse dini këtë numër, mund të gjeni telefonin tuaj nëse dikush jua vjedh. Kur është ndezur, vendndodhja e tij do i përcillet menjëherë operatorit të rrjetit, qoftë edhe nëse vendoset një tjetër kartë SIM.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME