Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël. Të gjithë ata që përdorin Instagramin, e kanë gjetur veten të paktën një herë, në situatën kur duan të dini se çfarë u kanë shkruar, por pa e kuptuar dërguesi që mesazhi është lexuar.
Ndoshta disa nga ju zgjedhin që të fikin konfigurimin e internetit, por kjo është e përkohshme dhe do ndikojë në të gjitha njoftimet që vijnë në rrjetet sociale, kështu që nuk është zgjidhja më e mirë. Një mënyrë efektive është kjo që do t’ju shpjegojmë më poshtë, që Instagrami e ka sjellë si risi.
Shkoni tek mesazhet, “DM”, dhe hapni mesazhin e personit, apo personave, që nuk dëshironi në të ardhmen të kuptojnë që i keni lexuar mesazhet e tyre. Më pas klikoni mbi “i”, e më pas zgjidhni opsionin “restrict”.
Nëse dëshironi që të ktheheni sërish në versionin e mëparshëm… thjeshtë klikoni “unrestrict”. /tvklan.al