Categories Lajme

Si u njohën Nexhmija dhe Enveri? Fevziu: Të gjithë ata që i mbështetën u v ranë, ja për kë u pendua Enveri

Nexhmije Hoxha u nda nga jeta të mërkurën në moshën 99-vjeçare. Në Ora News, gazetari Blendi Fevziu tregoi detaje nga njohja e Nexhmijes me bashkëshortin e saj Enver Hoxha. Sipas tij, ajo u njoh në mbledhjen themeluese të rinisë komuniste në Tiranë.

Blendi Fevziu: Ata janë njohur në mbledhjen themeluese të rinisë komuniste në shtëpinë e Ije Vokshit. Janë njohur aty, ajo ka qenë në një celulë me Qemal Stafën. Ajo thotë në një moment që Enver Hoxha më tha: Nexhmije dua të kaloj jetën me ty. Pas dy javësh “kalaja ime ra”. Ata jetonin në shtëpinë e Hysen Selfos.

Ndërkohë, Blendi Fevziu tregoi edhe një detaj interesant. Ai u shpreh se të gjithë njerëzit që u bënë mentor të lidhjes së Nexhmijes me Enverin, më pas u vranë.

Blendi Fevziu: Ai u vra më pas, dhe Enver Hoxha shprehu pendesë, e vetmja. Më pas jetuan në shtëpinë e Bari Omarit, kunatit. Edhe ai më pas u arrestua dhe u vra. Nexhmije Hoxha u martua me Enverin natën e vitit të ri. Të gjithë njerëzit që qenë mentor të kësaj lidhje u vranë. Ai ishte një regjim me rregulla strikte. Në atë regjim nuk mund të kishte emocion, ndjenjë njerëzore, dashuri. Rasti më tipik është ai që ka rrëfyer Liri Belishova, shoqja e Nexhmijes. Ajo u internua, në momentin e fundit vajza e saj u identifikua me kancer dhe kërkoi që të rrinte pranë vajzës së saj. Ajo i kërkoi Nexhmijes por ajo nuk i dha kurrë një përgjigje. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME