Skenar i mafies politiko-shtetërore, për të mbajtur në sistemin e ri, “hijenat” e drejtësisë së vjetër/ Dosjet e zhdukura, janë “CV”-të e punës së 10-20 viteve të fundit, të atyre që nuk kanë kaluar akoma në “Veting”, por edhe 47 dosje, të atyre prokurorëve e gjyqtarëve “blozë” korrupsioni e lidhjesh me krimin, që e kanë kaluar “Veting”-un pa këto dosje; siç është rasti i Arta Markut, Donika Prelës (në apel), Vladimir Marës, Klodian Brahos etj. Tre institucionet mbështetëse kushtetuese, të procesit të “Veting”-ut e Reformës në Drejtësi; konkretisht, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), Këshilli Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Këshilli Lartë Gjyqësor (KLGJ); kanë bërë prezent në Presidencë, Kryesinë e Kuvendit dhe në ONM-SHBA; skandalin e mungesës së dosjeve inspektuese-vlerësuese, të punës së 310 gjyqtarëve e prokurorëve, që duhet të kalojnë në “Veting”.
Në atë kohë (viti 2013), pas verifikimit të gjendjes së dosjeve, në 3 institucionet sipërore të drejtësisë; u konstatua, se në Arkivën e KLD-së, mungonin dosjet inspektuese-vlerësuese, të 78 gjyqtarëve, që ishin në sistem; në Ministrinë e Drejtësisë, mungonin dosjet e 84 gjyqtarëve të Faktit e Apelit, mes tyre të 16 drejtuesve të këtyre gjykatave; ndërsa në Arkivën e Prokurorisë së Përgjithshme, mungonin dosjet e 108 prokurorëve, ndër ta, 32 drejtues institucioni në qendër e rrethe.
Nuk duhet hetim, apo “studim shkencor” nga Arta Marku, Ulsi Manja e Erjon Braçe; për të kuptuar, se përse janë zhdukur këto dosje inspektimi pune, të 310 prokurorëve e gjyqtarëve; pikërisht tani, që ata do kalojnë në procesin e “Veting”-ut, nga i cili, vendoset nëse ata, do të mbahen, ose do përjashtohen nga sistemi i drejtësisë.
Sipas llogarisë, rezulton se 310 dosjet e zhdukura, janë afro 40% e numrit total të gjyqtarëve e prokurorëve që ka gjithë sistemi i drejtësisë në Shqipëri (732 zyrtarë); që do të thotë, se kjo “ushtri” shumica miliarderë të pasuruar nga mos ndëshkimi i krimit, do kalojë në “Veting” pa dosjet e insketim-vlerësimit të punës së 10-20 viteve të fundit.
Pra, KPK e “Veting”-ut, do shikojë vetëm pasuritë, që ILDKP ka dorëzuar, shumica me raportime false për miqtë e shokët; por nuk do ketë dosjet e punës së tyre; ku janë skeduar niveli profesional, gjykimet dhe masat administrative që kanë marrë, vlerësimi për integritetin, bilanci i lifghsmërisë së trajtimit të dosjeve; ligjshmëria dhe paanësia e vendimeve të hetim-gjykimit, denoncimet nga palët paditës të paditur; abuzimet, aferat korruptive, lidhjet me krimin etj.
Sipas informacionit, që “PAMFLETI” ka marrë nga burime konfidenciale në KLP, KLGJ e KED; rezulton se 310 dosjet e zhdukura; janë të emrave të mirënjohur si “blozë” korrupsioni e lidhjesh me krimin në 25 vitet e fundit, si Gjin Gjoni, Arjana Fullani, Afrim Shehu, Avni Sejdi, Fatmira Hajdari, Arben Vrioni, Alaudin Malaj, Adriatik Llalla, Petrit Fusha, Shpresa Beçaj, Ndriçim Troplini, Zengjine Sollaku, Alfred Demirneli, Naim Tota, Anita Jella etj.
Këto dosje, janë hequr nga arkiva, pas miratimit të ligjit për “Veting” e sipas informacionit; megjithëse para miratimit të ligjit, ishte dhënë urdhër zyratr, që dosjet të ri-arkivoheshin me Regjistër të ri; ato janë lënë qëllimisht pa kryer këtë proces mos dëmtimi e sigurimi të tyre; që të kishte mundësi zhdukjeje e pastrimi provash abuzimesh, siç ëhstë vepruar.
Në fakt, skandali është konstatuar qysh 6 vite e gjysëm më parë, pas Shkresës Nr. 848, datës 20.03.2013 dhe Shkresës Nr. 161/1, datë 02.04. 2013 të KLD, dërguar Ministrisë së Drejtësisë; si kërkesë për fillimin e Procedimit Disiplinor, ndaj 3 gjyqtarëve në Durrës, Lezhë e Korçë; mirëpo në Ministrinë e Drejtësisë, nuk u gjetën dosjet e inspekktimit të punës së këtyre 3 gjyqtarëve; e si për “çudi”, dosjet mungonin dhe në Arkivën e KLD, që do bënte “gjykimin”.
Skandali i rëndë, u “kyç” me heshtje në mirëkuptim, nga ish-kreu i KLD, Presidenti Bujar Nishani, ish-Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dhe ish-krye-Prokoruri Adriatik Llalla; ose më saktë, nga Sali Berisha e Ilir Meta, dy shefat e pushtetit PD-LSI dhe nga kreu i PS, Edi Rama, që heshti si opozitë 3 muaj para ardhjes në pushtet, të cilët, kishin kishin lidhje pazaresh me këta gjyqtarë e prokurorë; që u (k)ishin zhdukur dosjet e inspektim-vlerësimit të punës.
Pyetja është kjo: – A do ketë një indicie nga ONM-SHBA, për të nisur hetim nga SPAK, BKH, për të zbuluar autorët e zhdukjes së qëllimshme të këtyre dosjeve; të cilët, nuk janë në Planetin Hënë, por në mes të Tiranës, të lirë e të ulur në kolltuqet e kupolës së drejtësisë, të politikës e pushtetit?/Pamfleti/
