Categories Lajme

Si zh.vaten klientët në Tiranë/ ‘Ku të ta sjell dhuratën?’, pro.stitucioni me telefon

Zogë dhe Iva janë dy 21-vjeçare që së bashku me dy djem të moshës së tyre do të gjykohen nga gjykata e kryeqytetit për akuzën e pr.ostitucionit. Porositë kryheshin me telefon dhe pasi dërgoheshin fotot në WhatsApp, vajzat liheshin poshtë hotelit.

Në njërin nga rastet e akuzuara për prostitucion me emrin Zogë, por që te klientët prezantohej me emrin Elsa nga Kosova, ankohet te tutori B. B pasi klientët e kishin mbajtur më tepër se një orë. Siç rezulton nga dosja e dorëzuar në gjykatë, tutori telefonon Ivën dhe Zogën, duke i njoftuar se ju kishte mbyllur takimin me italianët. “Takimi” do të zhvillohej në një hotel luksoz të hapur së fundmi në qendër të Tiranës.

Në dosjen që prokuroria dorëzoi në gjykatë pak minuta më vonë, tutori telefonon vajzat dhe i pyet:

B.B: Ju kanë dhënë dy euro për orë ata?

Iva: Po, njëri, se ndenjëm 1 orë e 45 minuta. Sa dolëm nga ai dhe tani po shkojmë te tjetri.

B.B: Por, fiks janë dy euro për person.

Iva: Po, pra kemi ndenj me të dy, pra një gocë me dy veta.

B.B: Domethënë është plus, pse nuk ia more plusin?

Iva: Po kujt t’ia marr, ai tha jam rregulluar me atë, merr edhe dy, një ti dhe një ne.

Prokuroria shton se pas komunikimit të irrituar të vajzave “të cilat mendojnë se ua kanë hedhur”, bashkëpunëtori i tyre përgjigjet.

  1. B: Po ju pres poshtë (hotelit)

Në hetime prokuroria i thotë gjykatës se ka kontrolluar listën e klientëve italianë në hotelin në fjalë gjatë datave 10 tetor 2018 deri më 14 tetor, nga ku rezulton se në atë hotel ishin akomoduar 7 shtetas italianë. Dhomat janë paguar nga shtetasi Giussepe C., mes të cilave edhe dhoma me numër 1003.

Më pas evidentohet klienti (në akuzë tashmë) me inicialet K. H.

Tutori: Ku të ta sjell dhuratën? Klienti: Në orën 14.30 tek Ushtaraku, sille afër punës time tek “White Mouse”, nëse nuk bëhet për këtë orë, lëre fare.

Fiks në orar shpjegon policia në hotel futet i akuzuari e më pas edhe “dhurata” e porositur. Në orën 15.00 vajza del nga hoteli, ku pritet nga B. B dhe më pas në orën 15.10 minuta del edhe klienti.

Kur ata ndahen, vajza i thotë tutorit, vetëm 50 euro munda dhe 20 ia mora për karburant. Ndërkohë që edhe klienti i shkruan: “S’kisha të thyera, i dhashë 20 edhe për ty, jam akoma te 201”.Procedimi penal nr. 67 i hetuar nga prokurorja Eriselda Bala, vërteton llojin e pro.stitucionit të përfolur shpesh në kryeqytet si “femrat me telefon”. /Gazetasi.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME