Categories Lajme

Celula te.rroriste iraniane/ Artan Hoxha bën deklaratat bo.mbë, zbulon detajet tro.nditëse

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha, në një intervistë të dhënë sot në televizionin “Report Tv”,  Artan Hoxha ka folur në lidhje me lajmin e ditës së sotme për celulën terroriste në Shqipëri.

Hoxha rrëfen se ndodhej në Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit ditën kur u arrestuan dy pjesëtarë të celulës terroriste ‘’QUDS’’, të cilët po planifikonin të go.disnin në ditën e Sulltan Novruzit një vit më parë.

Ai zbulon se lideri i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve Baba Mondi ka marrë kërcënime si dhe dy personat e ndaluar atë kohë kishin marrë ftesë nga Baba Mondi. ‘’Ngjarja që e ekspozoi më shumë Iranin, ishte festa e Sulltan Nevruzit, kam qenë atë ditë në kryegjyshatën botërore, pasi rrjedh nga zona që e ka atë besim. Garda sapo kishte ardhur, sigurisht policia është prezente sa herë ka aktivitete. Por kishte edhe agjentë të anti-terrorit, gjë që nuk ishte normale, për më tepër që komuniteti bektashinj nuk ka pasur të tilla probleme. Në pritje të vinte presidenti Ilir Meta, njoftohemi që disa civilë, skuadra e anti-terrorit, kanë ndaluar dy persona. Dy personat i kishim parë nuk i kishim kushtuar rëndësi, ata ishin mes dhjetëra kameramanëve, dhe binin në sy se ishin të moshuar, rreth 60 vjeç. Ata ishin me kamera në lëvizje jo të pozicionuar si të tjerët. I morën dhe i larguan. Njoftojnë zyrtarët e kryegjyshatës se ata që kanë ardhur nga Irani me ftesë tuajën, i kanë shoqëruar në polici. Ata kishin shfrytëzuar ftesat e marra nga Kryegjyshata, dhe këtë festë. Në momentet e para nuk u dhanë shumë detaje nga policia, por u tha që po hetoheshin nga anti-terrori dhe se për ta ishin interesuar shërbimet e vendeve partnere. Ata kanë hyrë legalisht në aeroportin e Rinasit, me ftesë. Para se të ndodhte ngjarja, policia ishte njoftuar për disa kërcënime që i ishin bërë kryegjyshit botëror, nga persona të lidhur me Iranin. Dhe të gjitha këto bënë që të nisnin përgjime ambientale dhe me vëzhgim në terren, të mbajnë në vëzhgim një grup të madh personash, derisa mbas 18 muajsh, nga marsi 2018, deri sot, u bënë publike të dhënat me hetimin. Pritej që shërbimet sekrete të Iranit të përdornin të gjitha mundësitë që do i krijoheshin”, u shpreh Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME