Categories Lajme

Siguracioni i detyrueshëm për makinat, “hileja” e Drejtorisë së Transportit

Drejtuesit e makinave që nuk rinovojnë siguracionin brenda 30 ditëve do të gjobiten automatikisht. Drafti ndodhet në Kuvend.

Por Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) deklaron se nuk është parashikuar asnjë gjobë automatike për qytetarët nëse nuk pajisen me një kontratë sigurimi të detyrueshme për përgjegjësinë ndaj të tretëve (TPL) brenda 30 ditëve nga mbarimi i asaj të mëparshmes.

Por pikërisht këtu qëndron edhe “hileja”, pasi ndryshe sa është deri tani, DPSHTRR thotë se cilido që qarkullon me një mjet për të cilin ka kaluar mbi 30 ditë afati i sigurimit të detyrueshëm, do të ndëshkohet me gjobë nga 10-40 mijë lekë.

Pra, drejtuesit e mjeteve që nuk përtërijnë kontratën e sigurimit të detyrueshëm pas 30 ditësh nga përfundimi i vlefshmërisë së saj do të gjobiten automatikisht.

“Nisur nga një njoftim i publikuar ditën e sotme në disa media dhe portale, në lidhje me aplikimin e gjobës automatike në rastin e mospasjes së siguracionit të detyrueshëm për mjetin (TPL), ju informojmë se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe DPSHTRR kanë vendosur të parën mbrojtjen e interesit publik, gjatë ushtrimit të kompetencave funksionale dhe gjatë hartimit të politikave në sektorin e transportit rrugor.

Në projektligjin e depozituar tashmë në Kuvend nga ana e Këshillit të Ministrave “Për disa shtesa dhe ndryshime të ligjit nr. 8378, datë, 22.07.1998,“Për Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë” dhe që është në pritje për diskutim në Komisionet e Përhershme Parlamentare përkatëse, nuk ka të parashikuar aplikimin e një gjobe automatike ndaj qytetarëve në rast se nuk pajisen me një kontratë sigurimi të detyrueshme për përgjegjësinë ndaj të tretëve (TPL) brenda 30 ditëve nga mbarimi i asaj të mëparshmes.

Në projektligjin e depozituar në Kuvend, është cilësuar vetëm fakti që përmes qendrës së informacionit si një bazë të dhënash zyrtare për shkëmbimin e informacionit, institucionet që ushtrojnë kontrollin në rrugë, marrin të dhëna në kohë reale për mjetet të cilat janë në qarkullim në rrugë dhe nuk kanë një kontratë sigurimi (TPL) të vlefshëm.

Qendra e informacionit e cila përmendet në nenin 9 të projektligjit të depozituar në Kuvend, është e parashikuar më herët në nenet 4, 38 dhe 41 të ligjit nr.10076, datë 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit (lexo ketu projektvendimin)”” mbyllet njoftimi./ db/ Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME