Categories Showbiz

Siguria fizike e çiftit mbretëror, Kanadaja heq dorë nga detyrimet

Qeveria kanadeze ka konfirmuar se në muajin prill nuk do të këtë më përgjegjësi për sigurinë fizike të çiftit Meghan dhe Harry, në momentin që ata do të nisin jetën e tyre të re larg familjes mbretërore.

Policia kanadeze deri më tani ka asistuar në bazë të një marrëveshje për sigurinë  e çiftit mbretëror. Por më 31 mars kur fillon një kapitull i ri për Meghan dhe Harryn, marrëveshja përmbyllet.

“Duka dhe Dukesha aktualisht njihen si Persona të Mbrojtur Ndërkombëtarë dhe Kanadaja ka një detyrim ligjor të ofrojë ndihmë sigurie. Por mbrojtja nuk do të ofrohet më në javët në vijim, në përputhje me ndryshimin e statusit të çiftit, “thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Zyra Kanadeze e Ministrit të Sigurisë Publike.

Por se çfarë do të ndodhë me truprojet britanike mbetet për tu parë në vijim. Vendimi i çiftit për tu tërhequr nga titujt mbretërorë solli një serë bisedimesh brenda familjes mbretërore.

Më në fund u ra dakord që ata të fillonin një periudhë 12-mujore të tranzicionit dhe më 31 mars ata nisin jetën e tyre të re. Harry aktualisht ndodhet përsëri në Mbretërinë e Bashkuar, duke kryer angazhimet e tij të fundit publike si pjesë e familjes mbretërore. Meghan do të bashkohet me të në ditët në vijim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME