Categories Lajme

Siguria në Rinas në dorë të koncesionarit. Gjykata-TIA-s: Pezullo garën për zgjedhjen e kompanisë së re

Pas megagrabitjes që ndodhi brenda pistës së Rinasit mesditën e 9 prillit, kompania ICTS që garantonte sigurinë e aeroportit nuk u licencua për vijimin e aktivitetit, çka çoi në ndërprerjen e kontratës mes saj dhe Tirana Internacional Aeroport, e vlefshme deri në 2020.

Në kushtet, kur rrezikohej funksionimi i aeroportit “Nënë Tereza”, TIA lidhi kontratë 1 mujore me punonjësit e kompanisë ICTS, të cilët vijuan punën ndërkohë që hapi garën për të përzgjedhur një kompani tjetër për çështjet e sigurisë.

ICTS vendosi ta ndjekë çështjen në rrugë gjyqësore, ku rezulton të ketë fituar betejën e parë, përderisa gjykata ka vendosur ta lejojë atë të vijojë ushtrimin e aktivitetit.
Gjykata Administrative vendosi të pranojë kërkesën e ICTS për sigurim padie dhe të urdhërojë pezullimin e procesit për licencimin e shoqërive të tjera.

Gjatë gjykimit kompania ngriti pretendime se ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit i ka shkaktuar një dëm të madh dhe të pariparueshëm dhe po e detyron të ndërprerë kontratat me 170 punonjësit, të cilët mund edhe ta padisin në gjykatë.

Autoriteti i Aviacionit Civil doli kundër kërkesës duke argumentuar se nuk ka objekt, ndërsa deklaroi se nëse pretendimet e ICTS do të pranoheshin, do të cenohej rëndë interesi publik, pasi bëhet fjalë për aeroportin e vetëm ndërkombëtar, që është dhe objekt i sigurisë kombëtare dhe çdo masë e marrë do të cenonte atë dhe sigurinë e pasagjerëve.

TIA nga ana e saj nuk ka shprehur qëndrim duke e lënë çështjen në vlerësimin e gjykatës.
Pasi shqyrtoi argumentet trupa gjykuese vendosi në favor të kompanisë, duke argumentuar “Marrja e masës së sigurimit të padisë, jo vetëm nuk do të cenonte rëndë imazhin publik, por përkundrazi do të shmangte cenimin e rëndë të interesit publik, pasi në rast se kompania kërkuese nuk do të bashkëpunonte me mjete dhe personel, aeroporti do te ishte në kolaps dhe jashtë funksionimit”.
Referuar këtij vendimi, TIA duhet të ndërprerë procedurat për përzgjedhjen e një kompanie të re, ndërsa duhet të lejojë ICTS të garantojë sigurinë ne Rinas, gjë e cila nuk ka ndodhur.

News 24 kontaktoi përmes telefonit zyrën e shtypit pranë TIA-as, për të mësuar se së pari, se përse nuk po zbatohet vendimin i gjykatës dhe së dyti, cila kompani garanton sigurinë në Rinas, por nuk mori përgjigje prej tyre.

Ndërkohë, Drejtori i Aviacionit Civil, Krislen Keri, gjatë një bisede telefonike tha se siguria në aeroport po garantohet nga vetë koncesionari, i cili në dijeninë e tij, ka lidhur kontrata me punonjësit e ICTS deri në fund të këtij viti. /Balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME