Categories Lajme

Siguria pas supergrabitjes, kush po e ruan aeroportin e Rinasit?

Pas megagrabitjes që ndodhi brenda pistës së Rinasit mesditën e 9 prillit, kompania ICTS që garantonte sigurinë e aeroportit nuk u licencua për vijimin e aktivitetit, çka çoi në ndërprerjen e kontratës mes saj dhe Tirana Internacional Aeroport, e vlefshme deri në 2020.

Në kushtet, kur rrezikohej funksionimi i aeroportit “Nënë Tereza”, TIA lidhi kontratë 1 mujore me punonjësit e kompanisë ICTS, të cilët vijuan punën ndërkohë që hapi garën për të përzgjedhur një kompani tjetër për çështjet e sigurisë. ICTS vendosi ta ndjekë çështjen në rrugë gjyqësore, ku rezulton të ketë fituar betejën e parë, përderisa gjykata ka vendosur ta lejojë atë të vijojë ushtrimin e aktivitetit.
Gjykata Administrative vendosi të pranojë kërkesën e ICTS për sigurim padie dhe të urdhërojë pezullimin e procesit për licencimin e shoqërive të tjera.

Gjatë gjykimit kompania ngriti pretendime se ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit i ka shkaktuar një dëm të madh dhe të pariparueshëm dhe po e detyron të ndërprerë kontratat me 170 punonjësit, të cilët mund edhe ta padisin në gjykatë. Autoriteti i Aviacionit Civil doli kundër kërkesës duke argumentuar se nuk ka objekt, ndërsa deklaroi se nëse pretendimet e ICTS do të pranoheshin, do të cenohej rëndë interesi publik, pasi bëhet fjalë për aeroportin e vetëm ndërkombëtar, që është dhe objekt i sigurisë kombëtare dhe çdo masë e marrë do të cenonte atë dhe sigurinë e pasagjerëve.

TIA nga ana e saj nuk ka shprehur qëndrim duke e lënë çështjen në vlerësimin e gjykatës.
Pasi shqyrtoi argumentet trupa gjykuese vendosi në favor të kompanisë, duke argumentuar “Marrja e masës së sigurimit të padisë, jo vetëm nuk do të cenonte rëndë imazhin publik, por përkundrazi do të shmangte cenimin e rëndë të interesit publik, pasi në rast se kompania kërkuese nuk do të bashkëpunonte me mjete dhe personel, aeroporti do te ishte në kolaps dhe jashtë funksionimit”.
Referuar këtij vendimi, TIA duhet të ndërprerë procedurat për përzgjedhjen e një kompanie të re, ndërsa duhet të lejojë ICTS të garantojë sigurinë ne Rinas, gjë e cila nuk ka ndodhur. News 24 kontaktoi përmes telefonit zyrën e shtypit pranë TIA-as, për të mësuar se së pari, se përse nuk po zbatohet vendimin i gjykatës dhe së dyti, cila kompani garanton sigurinë në Rinas, por nuk mori përgjigje prej tyre.

Ndërkohë, Drejtori i Aviacionit Civil, Krislen Keri, gjatë një bisede telefonike tha se siguria në aeroport po garantohet nga vetë koncesionari, i cili në dijeninë e tij, ka lidhur kontrata me punonjësit e ICTS deri në fund të këtij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME