Categories Lajme

“Siguria publike na certifikoi si një destinacion i sigurt turistik”, Balla: Konfiskimet? Për 9 objektet e para, 10.5 milionë euro të ardhura në buxhet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një konferencë për mediat për analizën vjetore të ministrisë ndërsa ka deklaruar se siguria publike gjatë vitit që lamë pas ishte një test certifikimi.

Ndërsa mbyllim një sezon turistik, ministri deklaroi se tashmë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Balla është ndalur t’u përgjigjet edhe akuzave mbi ndërtimet pa leje, ndërsa theksoi se nga 9 objektet e para të sekuestruara është arkëtuar në buxhet shuma prej 10.5 milionë euro.

Taulant Balla: Siguria publike gjatë 2023, ishte në test që na ka certifikuar.

Numërojmë rreth 154 operacione në goditjen e fenomenit të emigracionit të paligjshëm.

Sapo mbyllim një sezon turistik fillojmë bëhemi gati për sezonin e ri. Sikur jam zotuar, do të kemi për këtë sezon turistik një përgatitje shumë më të plotë, për të përballuar në fluks shumë më të madh turistësh. Dhe për këtë qëllim bëmë gati, një strukturë të re brenda Policisë së Shtetit, e cila do të duhet të marrë një përgjegjësi të re.

Ndërkohë që inspektorati i mbrojtjes së territorit duhet të garantojë në kohë, plazhe të lira dhe bregdet të pastër.

Meqë po flas për IKMT, më lejoni të ndaj një shifër, sa i përket gjithë baltës që u hodh mbi qeverinë për ndërtimet pa leje, kemi për 9 objektet e para, si arkëtim të ardhura në buxhet 10.5 milionë euro. Për katër prej tyre, procesi i pagesës është likuiduar, ndërkohe priten dhe të tjerat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet grupi që trafikonte kokainë në Itali, të përfshirë edhe shqiptarët

Policia italiane ka shkatërruar një grup që merrej me trafikun e kokainës. Ata kanë lëshuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Berat, përplasen dy automjete, humb jetën në spital 50-vjeçari!

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Moravë të Beratit, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime, rriten temperaturat

Ditën e sotme (11 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/ Vrasja e Ilarias, gënjeshtrat e Samson për provimet në universitet!

Ai jo vetëm që nuk kishte një diplomë, por as që ishte afër marrjes së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion dhe drogë! Goditet grupi në Vlorë, katër në pranga

Katër persona janë arrestuar në Vlorë, si pasoj e ushtrimit të prostitucionit dhe shitjes së…

LEXO ME SHUME