Nën logon “Siguria Ushqimore” Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zgjeruar më tej programin ndërgjegjësues në shkolla/çerdhe i cili startoi në kryeqytet në dhjetor të vitit 2018. Me rinisjen e vitit shkollor për 2019, AKU ka zhvilluar një tjetër seancë trajnimi, për fëmijët e shkollës 9-vjeçare “22 Tetori” në qytetin e Beratit. Interesi i nxënësve ishte i lartë, me pyetjet e shumta rreth kësaj tematike, kryesisht rreth tregtimit ambulant rreth shkollave dhe se cilat ushqime janë të shëndetshme për to.
Siç jemi shprehur edhe më herët, synimi i AKU-së është që ky program të fokusohet fillimisht pranë nxënësve të shkollave duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm në kultivimin e qytetarëve të informuar në fushën e sigurisë ushqimore por edhe aktivë për ta promovuar atë (sigurinë ushqimore) tek familjet e tyre dhe kudo.
Në këtë kuadër duke marrë në konsideratë se për grup-moshat e nxënësve – referuar nevojave metabolike në funksion të procesit të rritjes dhe zhvillimet të tyre – është jetike cilësia dhe siguria e ushqimeve që ata konsumojnë, AKU ka pasur vëmendje të shtuar për kontrolle në subjekte që ofrojnë ushqim afër shkollave, sidomos të shitësve ambulant.