Categories Showbiz

Silvana: Saimiri nuk do të ketë më puthje nga unë

Nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me shumë debate e tensione, teksa gara mes konkurrenteve është rritur. Çdo javë janë larguar nga dy vajza, por këtë herë Saimiri vendosi të mos i japë trëndafil vetëm njërës prej tyre, Vivienit, e cila ishte edhe e eliminuara e mbrëmjes. Saimiri kishte rezervuar tre takime private, me Redonën, Merin dhe Suelën, ku ky i fundit gjeneroi shumë debate në studio.

Ndryshe nga takimi i parë, Suela dhe Saimiri u puthën disa herë në buzë, gjë që nuk u prit mirë nga shumica e vajzave, sidomos Silvana e cila e kishte puthur më parë në takimin e saj. Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Luamin, Silvana ka folur pas spektaklit për këtë takim.

Veç të tjerash ajo u shpreh se 33-vjeçari nuk e vlerëson puthjen dhe bën gabim që e konsideron si diçka sipërfaqësore. Ajo ka komentuar edhe argumentin e Saimirit për puthjen, të cilën ai e konsideroi si një stacion për të arritur në një “përfundim” nëse i pëlqen një vajzë apo jo. Kisha shumë gjëra për të thënë por pak a shumë u shpreha. Nuk më pëlqeu fare si e argumentoi puthjen por shpresoj ta rregullojë situatën. Gabimi ishte te fakti që e konsideron puthjen si sipërfaqësore, që nuk i jep vlerë. Unë i dhash shumë vlerë, kurse ai e konsideroi si një stacion. Nuk më pëqeu fare”, tha Silvana.

Më tej ajo shtoi se pas mënyrës se si Saimiri e përshkroi puthjen, ajo nuk do ta puthë më. “Unë do ta puth sërish kur të jem shumë e sigurt. Kur ta shoh që edhe ai është shumë i sigurt për puthjen. Ashtu si e përshkroi ai, puthje nga unë nuk do të ketë më”, u shpreh Silvana./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME