Categories Lajme

Sinoptikania: Fundjava do të jetë me diell dhe temperatura të larta, por e hëna nis me reshje

Sinoptikania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë, por edhe për nisjen e javës që vjen. Sinoptokania Porja tha se fundjava pritet të jetë me diell dhe temperatura të larta, kryesisht e shtuna, ndërsa të dielën në mbrëmje priten vranësira e reshje shiu, të cilat do të vijojnë edhe gjatë të hënës.

Sipas sinoptikanes, dita e hënë do të jetë një ditë tipike vjeshte, me atmosferë gri, me vranësira dhe reshje shiu, por jo rrebeshe.

Ka ndryshuar tabloja termike, ku kemi pasur ndryshim të masave ajrore, të cilat janë zëvendësuar nga masat e ftohta, në masa me diell dhe rritje të ndjeshme temperaturash. Termometri sot regjistron minus 2 gradë, temperatura më e ulët kjo e regjistruar në Peshkopi. Këto janë vlera tipike të shkurtit, ku pritet që termometri të ngjitet deri në 16 gradë. Në Tiranë do të jemi në vlerën e 14-15 gradë.

Fundjava parashikohet të jetë e qëndrueshme, ku dita e shtunë do të ketë më pak vranësira, ndërsa e diela do të ketë më shumë vranësira. Të dielën në mbrëmje do të kemi reshje të pakta, ndërsa të hënën do të kemi shira dhe reshje dëbore në zonat e thella. Dita e hënë do të jetë me vranësira të dendura në të gjithë territorin. Do të ketë reshje në veri-veriperëndim, por edhe Tirana rrezikohet nga shirat.

Pas orës 15:00 do të kemi largim gradual të reshjeve, duke rikthyer sërish motin me diell nga e marta. E hëna do të jetë një ditë tipike si vjeshtë. Do të jetë një atmosferë gri, me shumë vranësira, pak reshje. Nuk priten rrebeshe apo situatë problematike, pasi temperaturat do të vijojnë të jenë të larta. Nuk pritet të ketë një situatë problematike”, u shpreh sinoptikania Porja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME