“Air Albania” më 30 shtator nisi fluturimin e parë me avionin “Migjeni”, me destinacion Bolonjën e Italisë.
Një reklamë e madhe u bë nga ana e qeverisë për këtë linjë ajrore, që zotohen se është shqiptare dhe se biletat i ka “low cost”.
Por çfarë po ndodh me linjat e fluturimit?
Nëse bëjmë vetëm një kërkim në faqen zyrtare të “Air Albania” shikojmë që linja e fluturimit Tiranë- Milano nuk është e disponueshme.
Duke bërë kërkime për datat të ndryshime fluturimi, rezultati na del që nuk mund të rezervosh asnjë fluturim, në asnjë orar, të paktën ditën e sotme.
Pra udhëtimet me nisje datën 25 tetor drejt Milanos nga Rinasi nuk ka.