Categories Lajme

Sirianët “thyejnë” shtetrrethimin, kapen në Kukës duke tentuar të kalojnë kufirin

Koronavirusi ka vënë në shtetrrethim Shqipërinë. Por masave të marra vazhdojnë ti kalojnë klandestinët. 7 sirianë janë kapur në Rrugën e Kombit teksa synonin të shkonin drejt vendeve të BE.

Prej katër ditësh Shqipëria është në karantinë.Shtetrrethimit nuk i kanë shpëtuar 1100 drejtuesit e automjeteve, apo të moshuarit që nuk dorëzohen pa shijuar rrezet e diellit apo lojën me domino.

Dëshira e madhe për të kaluar drejt Europës bën që sirianët të sfidojnë koronavirusin duke kaluar përmes Shqipërisë.

7 shtetas sirianë janë ndaluar në Rrugën e Kombit teksa tentonin të shkonin drejt Kosovës e më tej drejt vendeve të BE.

Të shtatë janë kapur nga policia e Kukësit dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Sipas policisë, për shtetasit sirianë pas dhënies së dëshmisë do të përgatitet procedura e transferimit të tyre drejt qendrës pritëse të emigranteve në Babrru të Tiranës.

Ky rast nuk është i pari, pasi në Kukës shikon shpesh grupe të rinjsh nga Siria që kërkojnë të kalojne me çdo kusht në Kosovë, duke shfrytëzuar të gjitha rrugët e mundshme, qofte edhe ato të ndihmës për kalim të paligjshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME