Categories Lajme

Situata e pazakontë nga koronavirusi, Haki Çako tregon gjendjen e rezervave shtetërore

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako deklaroi mbrëmjen e sotme se koronavirusi është një emergjencë civile që ka karakterin e emergjencave shëndetësore.

Çako tha në News 24 se për këtë arsye është vënë në lëvizje e gjithë qeveria ndërsa foli edhe për rezervat shtetërore duke argumentuar se nëse mbyllen importet që nuk e besonte të ndodhte, rezervat janë të plota, nuk do të mund të kushtëzohen.

“Është një emergjencë civile e karakterit të emergjencave shëndetësore, parashikuar në ligjin 45 për Mbojtjen Civile, ndaj edhe e gjithë qeveria është vënë në lëvizje, bashke me të gjitha strukturat e shtetit, të cilat zbatojnë masat e marra nga Task Forca. Kjo është një pandemi e pa ndodhur më parë, janë në alert gjithë vendet e botës. Ne me të gjitha strukturat jemi të angazhuara për zbatimin e masave për t’ju ardhur në ndihmë gjithë qytetarëve. Nëse mbyllen importet, gjë që nuk besoj që ndodh pasi jemi pjesë e një tregu të lirë, rezervat janë të plota, nuk do të mund të kushtëzohen”, tha Çako.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME