Categories Lajme

Situata e pazakontë për forcat ‘Shqiponja’, lëvizja e çuditshme e djalit që ndaluan për kontroll…

Policia ka arrestuar një të ri i cili ka tentuar që të gëlltisë një qese me hαshαsh që ka pasur me vete. Kur policia i bëri shenjë një automjeti për të ndaluar, shoferi u bind dhe menjëherë hapi krahun, deri këtu ngjan si një kontroll rutinë. Por pas këtij veprimi drejtuesi i mjetit nxitoi të nxjerrë nga xhepi një qese të cilën tentoi ta kapërdijë. Kështu e përshkruajnë forcat Shqiponja në Tiranë arrestimin e Sabah Nuzit, i cili u përpoq të kalonte në stomak 4. 8 grame hαshαsh. I riu shpresoi se do ta gëlltiste qesen , duke humbur gjurmët e provave që efektivët mos ta sekuestronin e më pas mos ti adresonin edhe akuzën për të cilën ai do përballet me gjykatë.

Në përfundim Nuzi nuk e ka realizuar dot gëlltitjen e qeses me hαshαsh pasi për pak është mbytur. Policët pasi kanë ndërhyrë sikur të ishin edhe urgjenca dhe pasi i kanë nxjerrë nga goja qesen me hαshαsh veç akuzës së drøgës i kanë referuar edhe një vepër tjetër. Akuza e dytë është kundërshtim i forcave të rendit , pasi i dyshuari nuk ju bind policisë por kreu veprime të tjera pasi ata i kërkuan të ndalonte. Vepra e dytë lidhet me përpjekjet e policëve thuhet në referim për mos ta lejuar të riun të kalonte në stomak qesen, për të cilën më pas policët mësuan se ishte hαshαsh./Burimi: Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u larë, I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kolonjë/ Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të trupave të drurit

Një 36-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në zonën e fshatit Kurtesh…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 20-vjeçarit Pavlin Preka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku Aleksander…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mat\ Ishte duke u stërvitur, 33-vjeçari dyshohet se ra nga shkëmbi dhe u mbyt në lumë

Një 33 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos. Ngjarja e…

LEXO ME SHUME