Categories Lajme

Situata në spitalin e Lushnjes, Korreshi fton qytetarët dhe personelin në shesh: Mjekët të mos bëhen rrogoza patronazhistësh!

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka lëshuar një thirrje të fortë përmes një reagimi në rrjetet sociale, drejtuar mjekëve, infermierëve dhe gjithë personelit të Spitalit të Lushnjes.

Korreshi ka denoncuar një tentativë të drejtuesit të institucionit, i cili sipas tij po u servire bluzave të bardha një peticion ku pretendohet se çdo gjë në spital “shkon vaj”. Deputeti demokrat u ka kërkuar mjekëve që të mos bëhen pjesë e kësaj propagande dhe të refuzojnë firmosjen e asaj që ai e quan një gënjeshtër të pastër, pasi qytetarët e Lushnjes dhe Divjakës nuk do t’ua falin.

Në postimin e tij, Korreshi thekson se Lushnja meriton një spital model me status Rajonal, ashtu siç ka qenë dikur, ku të mos mungojnë aparaturat dhe mjekimet bazë për qytetarët që paguajnë taksa si gjithë të tjerët.

“REFUZONI farsën (PETICIONIN) që po ju servir drejtuesi i institucionit se çdo gjë në atë spital shkon vaj. Lushnjarët kanë sy e nuk kanë për t’jua falur asnjërit që për hir të qenurit shef pavioni apo kryeinfermier do të firmosin një gënjeshtër të tillë që ju në vetë të parë më mirë se çdokush e dini! Mjekë të nderuar ju jeni ajka e shoqërisë, jo rrogoza patronazhistësh! Respekti ndaj vetes tuaj është respekt për qytetarët e Lushnjes,” shkruan Korreshi.

Në mbyllje të reagimit të tij, deputeti i PD-së ka bërë një ftesë të hapur për të gjithë banorët e zonës, pa asnjë ngjyrim politik, që të bëhen gati për të dalë në protestë për të kërkuar një spital modern, duke paralajmëruar se dita dhe ora e tubimit do të njoftohen shumë shpejt.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME