Categories Lajme

Situata nga tërmeti/ Rama: Fluksi i ndihmave i jashtëzakonshëm, të adresojmë kontributet te strehimi

“Fluksi i ndihmave ka qenë i jashtëzakonshëm por nuk është në qëllimin tonë të krijojmë një stok materialesh, por duhet ta adresojmë ndihmën aty ku është plaga, te mungesa e strehimit, ndaj të fokusohemi te ky kontribut”, tha sot Kryeministri Edi Rama.

Rama mblodhi mëngjesin e sotëm kabinetin qeveritar, ku foli për situatën nga tërmeti dhe masat që po merren në këtë drejtim.

Duke u ndalur te ndihmat, Kryeministri u ndal te ndihmat financiare ku tha  se “ka një sasi të jashtëzakonshme dhe natyrisht që mund të ketë nevojë për shumë më tepër koordinim dhe harmonizim”.

“Ne nuk pengojmë asnjë njeri, por ju lutem të gjithëve atyre që nsien për të ardhur, të adresohen në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave, për të ndihmuar një shpërndarje sa më të drejtë të këtyre ndihmave, sepse po ndodh në disa raste një konfuzion, një situatë ku përtej njerëzve që përfitojnë me të drejtë ka edhe spekulime”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ne po përgatitemi për një konferencë donatorësh të gjithë zonës shqipfolëse, duke përfshirë padyshim si dy shtylla kryesore sipërmarrjen në Shqipëri dhe Kosovë.

“Një lutje mirëkuptimi të gjtihë atyre që nuk po kursehen që ta dinë këtë dhe të na përgjigjen në momentin kur na duhet. Të ulemi dhe diskutojmë çfarë mund të bëjë secili. Në këto kushte, tejet e rëndësishme është që gjithkush të sjell atë që ka mundësi, por po ashtu e domosdoshme është të mendojmë dhe funksionojmë duke krijuar kushtet e racionalizimit të këtij procesi”, tha Rama.

Kryeministri tha se “duhet një koordinim ndaj është vërtetë shumë pozitive dhe ndihmëse për ne që në Komitetin Ndërkombëtar të Rindërtimit të përfshihen dhe organizatat solidare me njerëzit në nevojë, që kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme monetare nga kontributet e njerëzve në botë dhe brenda vendit.

“Do të jenë në tryezë për të garantuar bashkëpunim dhe koordinim me qeverinë në këtë situatë. Me rëndësi të jashtëzakonshme është që planet apo projektet të jenë të koordinuara. Duke pasur një unitet me këto organizata do të garantojmë transparencë të madhe në përdorimin e çdo qindarke, qoftë nga buxheti, donatorët e mëdhenj dhe donatorët privatë. Të gjithë njerëzit duhet ta dinë që çdo qindarkë, euro, dollarë do të jetë i supermonitoruar nga shumë sy dhe do të jepet llogari për çdo shpenzim”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME