Categories Lajme

Situata për shkak të motit në vend, ARRSH jep informacionet e detajuara

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, shprehet se situata për shkak të reshjeve të shiut pas atyre të dëborës në akset rrugore të vendit është drejt përmirësimit të ndjeshëm.

Sipas tij aty ku situata paraqitet më problematike po punuhet me ritme të shpejta nga firmat kontraktore dhe autoritetet e tjera përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe vënien e tyre në funksion të qytetarëve.

Ndërkohë sipas këtij institucioni, në disa zona të vendit vijohet të ketë reshje dëbore kryesisht në Shkodër dhe në Kukës ku trashësia e saj arrin në mbi 1 metër, ku kalimi në disa akse është i vështirë të kalohet edhe me zinxhir.

Deklarata e plotë ARRSH-së:

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjate natës ka pasur reshje shiu. Situata në akset e këtij Qarku është përmirësuar ndjeshëm. Qarkullimi kryhet normalisht. 
Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhir, vetëm në segmentin Erind–Çajup, qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

Në Qarkun e Korçës, ka pasur reshje të dobëta bore. Është punuar pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për përmirësimin e gjendjes në akse. 

Në aksin Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Kapshticë, është punuar gjatë orëve të para të mëngjesit për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në aksin Boboshticë-Dardhë, nga km 5-14, qarkullohet me zinxhir.
Në rrugën Ersekë-Leskovik, në zonën e Gërmenjit, qarkullohet me zinxhir.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Gjatë gjithë natës dhe deri tani ka reshje shiu dhe ne akset e Dajtit ka rreshje bore. 
Po vazhdon puna per pastrimin dhe hedhjen e kripës nga kontraktori. Segmentet Qafë Priskë – Qafë Mollë-Shëngjergj qarkullohet me zinxhir. Në Trau Dajt-Teleferik është punuar për pastrim dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi bëhet me zinxhir. 
Akset e Dajtit, qarkullohen të gjithë me zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër: Ka pasur reshje me intensitet të lartë. Në aksin Nyjë Fushë Dukagjin-Lidhja me Rrugën e Kombit, Hyrje Kukës-Krumë-Qafë Prush, Plepa-Kam, ka pasur reshje bore. Trashësia e borës shkon 60 cm. Vazhdon puna për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi pjesërisht me zinxhir. 

Në segmentin Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, dhe K/Domaj-Draj Reç. Në punë janë 4 borëpastruese dhe 2 fadroma.
Qarkullimi kryhet me zinxhir. 
Në aksin Kukës-Bushtricë, njoftohemi për situata të rënduar nga reshjet. Trashësia e borës ka shkuar 1 m. Tani sapo është bërë e mundur hapja e rrugës dhe mjetet po kalojnë. 
Aksi Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, Kukës-Krumë-Qafë Prush dhe Plepa-Kam qarkullohet me zinxhir.
Në aksin Skuraj-Burrel-Klos-Peshkopi, po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Rruga është e kalueshme me zinxhir.
Në rrugën Ura e Cerenecit-Steblevë trashësia e borës shkon 100 cm. Po punohet me 2 mjete borëpastruese. Qarkullimi me zinxhir.

Në rrugët Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi, Ura e Matit – Lis, K/Ulëz-Ulëz, Peshkopi-Qafë Draje dhe Peshkopi – Ushtelenxe ka pasur reshje me intensitet gjatë natës. Trashësia e borës shkon 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi rekomandohet me zinxhir.
Peshkopi-Maqellare dhe Maqellare-Dogana Bllatë qarkullohen me zinxhir. 

Po vazhdon pastrimi i segmentit Bulqizë-Shupenze nga kontraktori. Qarkullimi me zinxhir.
Në rrugët Dedaj-Razëm, Koplik-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Pukë-Fushe Arrëz-Fushë Dukagjin. Është punuar pa ndërprerje nga kontraktori gjatë gjithë natës. Ne këto rrugë duhet të përdoren zinxhirët.

 
Në akset e Tropojës Bajram Curri-Valbonë, Ura e Bujanit-Qafë Morinë, Sopot-Kernaje, Mejdan-Tropojë-Bucaj, ka pasur reshje bore me intensitet, dhe vazhdojnë edhe tani. Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir. 

Në rrugën Fierë-B. Curri-Kam, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir.
Në Qafë Laç-Koman ka pasur rreth 50 cm bore, qarkullohet me zinxhir.
Në akset Shkodër-Hani i Hotit dhe Hani i Hotit-Tamarë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir dhe me kujdes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Dhjetor 2024

Dashi Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashqevi Simakut i plotesohet deshira e madhe ne Diten e Krishtlindjes, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes dy personave, njëri qëllon me armë zjarri në gjendje të dehur! Shoqërohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti të çastit. Policia…

LEXO ME SHUME