Categories Lajme

Situatë e vështirë në emision live, burri përballet me gruan, del nga kontrolli çdo gjë

Nëna e dy fëmijëve, Blerina Sulaj ka rrëfyer në studion e “Historia ime” problemet që ajo ka hasur me ish bashkëshortin e saj gjatë qëndrimit në shtetin anglez. Gjithçka nis që kur ajo kupton se ai ishte i martuar. Naimi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe në këto kushte, Blerina vendos të marrë fëmijët dhe të largohet nga shtëpia.

Pa asnjë përkrahje dhe pa dokumente, ajo drejtohet drejt komisariatit por nuk arrin dot të sigurojë mbështetjen e tyre. Shteti anglez i merr fëmijët dhe i çon tek babai i tyre ndërsa Blerinën e kthejnë në Shqipëri.

Pas shumë përpjekjeve nga ana e stafit të emisionit për të folur me ish bashkëshortin e Blerinës, arrihet të bëhet e mundur një linjë e drejtpërdrejtë telefonike me të.

Që në fillim Naimi tregon se Blerina gënjen dhe përdor një fjalor aspak të përshtatshëm ndaj saj.

Naim: Ajo më ka lënë vajzën 24 orë pa bukë. As nuk e lante, as nuk e shpëlante e linte në shtëpi pa bukë. Unë isha në punë. Si mund të kthej shteti anglez një grua nëse ajo do ishte e mirë.

Mirela Milori: Si janë fëmijët?

Naim: Fëmijët janë shumë bukur, shumë mirë.

Mirela Milori : E kërkojnë nënën?

Naim: Si ta kërkojnë nënën? Ajo ka gënjyer i ka parë fëmijët, dhe ka folur me fëmijët, një herë në muaj, njëherë në dy javë..

Blerina: Asnjë mundësi. Djali ka patur ditëlindjen në shtator dhe nuk më ka lënë..

Naim: Mos fol, mos më ndërprit kur flas unë.

Mirela Milori: Jo, ju do flisni dhe ti do ta respektosh atë kur flet dhe ajo do të respektojë ty kur flet.

Blerina: Unë mund ta argumentoj këtë. Ka ngelur nga mëngjesi deri në drekë pa ngrënë. Dhe është gabimi im por për shkak të dhunës së tij.

Naim: Ka njeri në botë që e lë fëmijën pa bukë?

Ish bashkëshorti nuk pranoi ti sjellë fëmijët që nëna ti takojë dhe biseda nuk mundi të vazhdonte më tej sepse nuk kuptohej çfarë zoti Naim ishte duke thënë. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME