Categories Lajme

Situatë e zymtë në prag festash, qytetarët: Kemi nisur flasim me vete. Shitësit: S’ka blerës, shohim njëri-tjetrin në sy

Kur kemi hyrë në 10 ditët e fundit të vitit 2018, qytetarët pritet që të përgatiten për natën e ndërrimit të viteve. Po çfarë ndodh realisht në tregjet e Tiranës?

Gazetarja e Fax News Mirilda Tili është vendosur sot pranë tregut të fruta-perimeve te Pazari i Ri, për të parë nëse është rritur volumi i blerjeve nga ana e qytetarëve.

Një pjesë e mirë e tyre shprehen të pakënaqur me mundësitë ekonomike që kanë, edhe pse thonë se ende nuk ka një rritje të ndjeshme të çmimeve, në krahasim me ditët e zakonshme të vitit.

Ata që janë edhe më të pakënaqur janë tregtarët, të cilët thonë se për shkak të heqjes së rrugës ku kalonin makinat, me rikonstruksionin e Pazarit të Ri nga ana e Bashkisë së Tiranës numri i blerësve ka rënë ndjeshëm.

‘’Kam shtatë vjet pa punë, mos të jenë kalamajtë me çfarë do të jetoj unë?! 28 mijë lekë paguajmë ujë në pallat, pse çfarë jam unë lavanderi? Drita paguajmë 90 mijë lekë, na ka bërë që të flasim me vete. Ishalla kemi shëndetin se paraja shkon e vjen”, shprehet një prej qytetarëve.

‘’Çmimet nuk kanë ndryshuar, ato që kanë qenë ato janë. Ça të të thojë vëllai, me shumë vështirësi është jeta, ndoshta dhe janë kushtet e vendit, në hall jemi, është hall i pazgjidhur”, shprehet një tjetër qytetar.

‘’Nuk ka rritje të çmimeve, njësoj është. Arsyeja kryesore se pse nuk blejnë njerëzit është se kanë rënë financat, unë e shoh dhe te familja ime. Qytetarët vijnë dhe blejnë nga pak, nuk bëjnë paza për të gjithë javën, se malli nuk mungon në të gjitha pikat e shitjes”, shprehet një prej tregtarëve.

‘’Të gjithë janë papunë, ndaj kemi dalë këtu në treg, të hamë nga pak të gjithë”, thotë për gazetaren një tjetër prej shitësve në treg.

‘’Nuk ka blerës se këtu rreth e përqark ka plot dyqane që shesin të njëjtat ushqime, këtu nuk ka rrugë makinash, fakti që u bë pedonale na ka prishur shumë punë. Na vijnë vetëm banorët e këtyre dy pallatave. Rrimë shikojmë njëri-tjetrin në sy, njerëzit nuk kanë lekë, unë jam pensioniste dhe dal të marr ndonjë lekë më shumë”, shprehet një tjetër tregtare, e cila është dhe më e moshuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME