Categories Lajme

Peleshi për situatën e zjarreve: “Shpëtuam Parkun e Llogarasë” Pas dy javësh situata më e qetë

Pas 2 javësh në betejë me zjarret në të gjithë territorin e Shqipërisë, situata sot paraqitet me e qetë. Në të gjithë vendin janë shuar 175 zjarre, ndërsa mbeten aktive 9 vatra.

Në këto operacione janë angazhuar rreth 3 mijë efektivë të Forcave të Armatosura, rreth 150 mjete të FA, rreth 300 forca policore, rreth 1800 forca zjarrfikëse, mbi 370 mjete të MZSH, 20 ambulanca, mbi 1 mijë punonjës bashkiakë, mbi 300 punonjës të shërbimit pyjor, 101 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe 822 forca vullnetare.

Ndërhyrja nga ajri u krye përmes ekuipazheve të 7 helikopterëve të Shqipërisë, Holandës dhe Çekisë. Një ndihmë e madhe në punën për shuarjen e zjarreve ishte edhe mbështetja me pajisje nga SHBA.

Aktualisht nuk ka më vatra zjarri në gadishullin e Karaburunit, por puna po vijon në Dukat të Ri, nga toka dhe nga ajri për të normalizuar tërësisht situatën për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.

Më e qetë paraqitet situata edhe në Mirditë, ku po vijon puna për stabilizimin e flakëve në fshatin Thirrë. Nën kontroll po mbahen vatrat në fshatin Munellë dhe Domgjon. Po vijon puna nga toka dhe nga ajri për të izoluar vatrat e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi.

Situata nuk paraqet më rrezik për tunelin e Kalimashit. Nën monitorim janë disa vatra zjarri në vendin e quajtur Dragodi, në Luginën e Valbonës në Tropojë, ku dyshohet zjarrvënie e qëllimshme. Janë izoluar vatrat në drejtim të fshatit Patalej në Lezhë.

Vijon puna për normalizimin e vatrës së riaktivizuar në zonën e Mbrojtur te Guri i Nikës në Pogradec, ku nuk paraqitet rrezik për banesa. Janë drejt shuarjes përfundimtare vatrat e zjarrit në Malin e Tomorrit dhe në fshatin Therepel në Skrapar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME