Categories Lajme

S’ka garë në Shkodër, Rama emëron të besuarën e Tom Doshit si kryetare këshilli, porosia e prerë: Me urdhër votohet Briselda Kadia

Pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, dega lokale e Partisë Socialiste në Shkodër, ka zhvilluar dje pasdite një mbledhje ku janë bërë edhe propozimet për kryetarin e këshillit.

Burime nga mbledhja, thanë  se dega lokale e PS ka propozuar emrin e Arvit Osjes, ish-kryetar i PS në këtë qytet.

Në këtë moment të deleguarit e qendrës kanë kërkuar që kryetare Këshillit të bëhet Brisejda Kadia, ish-koordinatore e PS. Dega e PS ka refuzuar, duke nisur një debat i cili ka zgjatur plot 5 orë.

Ka ndërhyrë ish-zv.kryeministrja Senida Mesi, e cila iu ka thënë anëtarëve se: Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, nesër do të votohet vetëm emri i Briselda Kadias për kryetare këshilli. Kadra është kandidatura që mbështet Tom Doshi. Njësoj si në rastin Pjetri, edhe kësaj radhe, ndikimi i deputetit Tom Doshi në Shkodër është i palëkundur. ShkodraNews.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME