Categories Lajme

S’ka serum antitetanik? Agjencia e Barnave sqaron: Spitalet e kanë që në fillim të sezonit turistik

Pas disa lajmeve të publikuara në media ku thuhej se në spitale mungon serumi antitetanik, ka reagua Operatorit të Kujdesit Shëndetësor dhe Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore duke përgënjeshtruar këtë gjë.

Sipas reagimit të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore bëhet e ditur se spitalet dhe qendra shëndetësore janë të pajisura me serumet antitetanik dhe antivipera që në fillim të sezonit turistik.

Reagimi i plotë i Operatorit të Kujdesit Shëndetësor dhe Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore:

Nisur nga disa informacione të rreme, Operatori i Kujdesit Shëndetësor dhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore  sqarojnë opinionon publik se qendrat shëndetësore dhe spitalet janë të pajisura me serumet antitetanik dhe antivipera që në fillim të sezonit turistik.

Furnizimi i tyre u bë nëpërmjet gjendjes së importuar që kishin subjektet farmaceutike si dhe importit të fundit të bërë në muajin qershor. Ndërkohë, një sasi tjetër e këtyre medikamenteve është hedhur në farmacitë e rrjetit të hapur me pullën e kontrollit të barnave. Ndërkohë që spitalet e zonave bregdetare janë furnizuar të parët me serumet antitetanik dhe antivipera.

Gjatë vitit 2018 tre subjekte farmaceutike, kanë kryer importin një sasie prej 8500 njësi tetanosi, dhe në shkurt 2019 një sasi prej 6000 njësi tetanosi. Ndërkohë që në Dhjetor 2018 janë importuar 920 flakonë me anti-vipera dhe Qershor 2019 janë importuar 900 flakonë me antivipera.

Informojmë që prej vitesh tregu farmaceutik nuk ka pasur mungesa të anti-viperave dhe antitetanosit, pasi janë marrë të gjitha masat për çdo incident të mundshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME