Categories Lajme

Skadimi i kartave të identitetit, Gjendja Civile jep lajmin e rëndësishëm

Rreth 1.4 milionë karta identiteti kanë skaduar apo janë në prag të skadimi, e kjo ka sjellë një fluks të madh të qytetarëve që aplikojnë për dokumente të reja.

Duke parë këtë situatë, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, ka vendosur që zyrat e aplikimit pët ID të jenë të hapura edhe gjatë të shtunës.

Ja çfarë thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediet: 

Zyrat e aplikimit për karta ID, të hapura edhe këtë të shtunë

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 19 Janar 2019, deri në trajtimin e qytetarit të fundit në sportel.

Në kuadër të masave për të përballuar fluksin, Njësia 1 dhe 2 në Tiranë, nuk do të aplikojnë më pranë njësive të tjera, por është hapur zyrë e re aplikimi pranë Njësisë nr. 2.

Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME