Categories Lajme

Skandal/ Ndodhej nën akuzë për falsifikim dokumentash, por e emërojnë Drejtor të Paraburgimit 313 në Tiranë

Ministria e Drejtësisë ka nisur një hetim për emërimin në detyrë si drejtor i Paraburgimit 313 në Tiranë të Edison Metaj, pasi ky i fundit në momentin që është emëruar ka qenë nën akuzë për falsifikim dokumentesh.

Sipas Top Channel, ai akuzohej që e kishte kryer këtë krim gjatë kohës kur ishte specialist i grupit të shoqërimit në burgje.

Ndonëse nga verifikimet e nevojshme rezulton se më pas Apeli e shpalli 45 vjeçarin të pafajshëm, zyrtari i paraburgimit më të rëndësishëm në vend rezulton se ka firmosur shkresa gjatë kohës që ndaj tij rëndonte vendimi i fajësisë, ashtu si i shumë të tjerëve brenda këtij bu rgu.

Edison Metaj u hetua nga prokuroria e Durrësit për falsifikim dokumentesh, pasi sipas akuzës dyshohej se ai përpiloi dokumenta false duke mos shpërblyer me orët shtesë policët e bu rgjeve që kishin shërbyer në spital, por efektivë të tjerë. Ai u komandua në krye të “313”, edhe pse vendimi i pafajësisë u dha disa muaj pas marrjes së detyrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME