Categories Lajme

Skandal në ASHK Sarandë, regjistrohet prona në emër të ish- deputetit, “fle” kallëzimi në Prokurori

Një rast skandaloz tjetërsimi prone është kallzuar prej disa muajsh në Prokurorinë e Sarandës. Ish- deputeti i PD Gani Hoxhai, rezulton të jetë bërë pronar i “ligjshëm” i një objekti 636 m2 dhe një trualli 1000 m2 në hyrje të qytetit të Sarandës, pikërisht të pasurisë së regjistruar në emër të tij me nr 27/528.

Deri këtu çdo gjë duket normale, por realisht trualli ku është ngritur ky objekt, jo vetëm që dihet publikisht se zotërohet nga familja Sejko nga Saranda, por ajo rezulton e regjistruar edhe në ASHK Sarandë.

Trualli, në fakt, prej vitesh i është dhënë me qera një kompanie shitjesh materiale hidrosanitare, ndërsa brenda tij rezulton edhe objekti 3 katësh, i cili tashmë i është hipotekuar ish-deputetit G. H brenda pronës së familjes Sejko.

Para disa muajsh, këta të fundit kanë kallzuar në Prokurorinë e Sarandës këtë akt të paprecedentë. Bëhet fjalë për procedura të njëpasnjëshme të kryera në fillim të vitit 2023 si lëshim leje legalizimi dhe më pas pajisje me çertifikatë pronësie, të cilat në një rast, sipas burimeve konfidenciale, janë kryer në një kohë rekord, ndryshe nga raste të tjera analoge.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se nga ana e Prokurorisë është regjistruar procedimi penal, por veprimet hetimore në drejtim të ASHK Sarandë janë ende minimale duke zvarritur hetimin e kësaj dosje. Nga ana institucionit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme është tentuar “mbulimi” i gabimit duke vendosur masë kufizimi mbi pronën, por gjithë praktika, gjithnjë sipas burimeve, ndodhet në zyrat e Prokurorisë, e sekuestruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME