Categories Lajme

Skandal në Fier, falsifikohen deftesat e shkollës 8 vjeçare

Fiks Fare denoncoi falsifikimin e dëftesave të një shkolle në rrethin e Fierit, ku disa ish-nxënës nuk figurojnë në regjistrat dhe numrat e amzës.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Ardiana Plaku, 50 vjeçe, e cila jeton aktualisht në Greqi. Ajo thotë se ka përfunduar shkollën 8-vjeçare (aktualisht 9-vjeçare) në fshatin Hamil të Fierit, por në numrin e amzës së saj del një person tjetër. Thotë se ka ndjekur shkollën “Trifon Prifti”, në vitet 1978-1986, por tashmë shkolla i thotë se nuk e ka përfunduar ciklin 8 vjeçar, por dikush tjetër.

“Unë banoj në Greqi dhe këtu kam përfunduar shkollën e gatimit. Dhe më duhet një vërtetim me nota që kam mbaruar shkollën 8-vjeçare. Kam bërë autorizim te vëllai im dhe ka shkuar te drejtoresha që është tani. Ka kërkuar një vërtetim që unë kam mbaruar shkollën 8-vjeçare. Dhe ajo i ka thënë do ta jap. Pastaj i tha këtu është bërë një shkelje. Në emrin tim figuron një person tjetër. Në regjistrin qendror, kur mbaron 8-vjeçarja, ato kalojnë më duket në një regjistër qendror që kemi mbaruar shkollën 8-vjeçare me nota. Numri i amzës është i gjithi që figuron emri im nga klasa e parë dhe nuk e di deri në ç’vit që ajo nuk na e tha” thotë Ardiana.

Më tej shton se ka disa muaj që ajo dhe familjarët e saj shkojnë pranë kësaj shkolle, por s’kanë marrë zgjidhje. Nga ana tjetër, vëllai i saj Fredi Plaku thotë se ka që në muajin qershor që sorollatet lartë e poshtë po s’i kanë dhënë zgjidhje. Ka takuar disa herë drejtoreshën e shkollës, e cila i ka treguar këtë problem. Madje, drejtoresha i ka thënë se është në dijeni të këtij problemi dhe se ka bërë edhe një kallëzim penal.

Pas kësaj ankese, gazetarët shkojnë në shkollën “Trifon Prifti”, aktualisht 9 – vjeçare, në fshatin Hamil të Njësisë Administrative Dërmenas Fier. Por, drejtoresha e shkollës nuk pranon që të japë shpjegime. Drejtoresha pohon se këto informacione i ka Drejtoria Arsimore e Fier. Por, edhe kjo e fundit nuk kishte informacione. Fiks Fare pyeti në Zyrën Arsimore të Fierit për problemin e Ardianës, ndërsa mori një përgjigje se “amzat janë dokumente shkollore që krijohen, plotësohen, dhe shërbehen nga institucionet arsimore dhe janë detyrë e sekretarit të institucionit arsimor”.

Në përgjigjen me shkrim, ZVA Fier thotë se drejtoria e shkollës i është drejtuar me nje kallëzim penal Prokurorisë Fier me dyshimin se disa dokumente shkollore, nr e amzës, janë të falsifikuar. “Në këto kushte, drejtoria e shkollës ka pezulluar dhënien e dokumenteve shkollore që u përkasin këtyre amzave ku rezulton të jetë e regjistruar edhe Ardiana Plaku” vijon Zyra Arsimore. Shkolla e pranon se ka pasur falsifikime, për të cilat ka bërë edhe një kallëzim penal. Ndërkohë, në fund të përgjigjes, Zyra Arsimore thotë se qytetarja mund të bëjë kërkesë dhe do të pajiset sa më shpejtë me vërtetimin shkollor.

Pas interesimit të “Fiks Fare”, qytetarja mori dëftesën e shkollës. “Dërgova vëllanë se vetë nuk jam në Shqipëri dhe ajo i tha se është bërë një shkelje. Ka lajmëruar prokurorinë dhe do ta zgjidh këtë çështje tha ajo dhe pas 1 jave do t’ju kthej përgjigje. Vajti vëllai, me fotografitë e mia, me prokurën që i kisha bërë, dhe e mori dëftesën pa asnjë problem. Dhe pa ndihmën tuaj s’do kisha bërë gjë. Ndihma juaj ishte shumë, shumë, shumë e vlefshme dhe shumë e madhe. Ju falenderoj! Falenderoj shumë Fiks Fare që më ndihmuan dhe mora deftesën time dhe jam ktu ku jam” përfundon Ardiana./Fiks Fare

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME