Mediet Kosovare bëjnë me dije se një qytetar nga Istogu ka dërguar 100 euro ndihmë financiare për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, por i pabesueshëm është fakti se për këtë shumë “Raiffeisen Bank” i ka mbajtur përqindje të lartë. Vet qytetari me iniciale N.XH nga Istogu ka shkruar në rrjetin social në “Facebook” se për t’i transferuar 100 euro ndihmë të prekurëve nga tërmeti, banka i ka mbajtur 29 euro, apo rreth 30 % e vlerës së përgjithshme.
“Nga Bankat tona ndodhë edhe kjo. Nga kontributet vullnetare emergjence për ndihëm të prekurve nga termeti në Shqipëri ,banka për transferin e asaj ndihmë solide edhe në këto situata të dhimbshm ,për 100€ merr provizion 29 € TURP”, ka shkruar ai në “Facebook”.

