Categories Lajme

Skandali, bëhen publike dhe targat e mjeteve të mbi 530 mijë shqiptarëve

Skandali i të dhënave personale sa vjen e thellohet. Bëhet me dije se sot një tjetër databazë me të pronësinë e 530 452 automjeteve po qarkullon lirshëm në rrjet. Faxweb e disponon këtë listë ku vërehet se në këtë databazë janë shënuar lloji i makinës, ngjyra, targa dhe dhe pronari të cilët janë qytetarë ose biznese.

Në tabelën e re vërehet se mbi 530 mijë janë qytetarë, ndërsa të dhënat për 61 mijë automjete të tjera janë për bizneset, bankat dhe ambasadat në vendin tonë.

Vetëm 2 ditë më parë u bënë publike pagat për gati 700 mijë qytetarë të muajit janar dhe prill të këtij viti ndërsa një tabelë tjetër kishte dhe numrat e telefonit për secilin prej tyre.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë nga asnjë trup diplomatik në vendin tonë për këtë skandal të përsëritur të përpunimit të të dhënave personale sensitive. Por në listën e fundit nuk janë kursyer as të dhënat për automjetet që përdorin përfaqësuesit e huaj në Shqipëri.

Kujtojmë se para zgjedhjeve të përgjithshme në vendin tonë u bë publike një listë me 900 mijë votues ku për secilin Partia Socialiste kishte vendosur nga një patronazhist. Në këtë listë ishin të gjitha të dhënat që nga ID, mosha punësimi dhe të dhëna të tjera shumë personale. SPAK dhe prokuroria e Tiranës nuk arritën ta çonin në gjykatë çështjen në fjalë, ndërsa opozita denoncoi se këto të dhëna u përdorën për të joshur apo shantazhuar qytetarët për të votuar partinë në pushtet.

Vetëm dje Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur hetimet për këtë çështje, ndërsa u sekuestrua dhe serveri i AKSHI-t, si dhe u morën në pyetje dhjetëra punonjës në këtë institucion, Tatime dhe ISSH. Kryeministri Rama në një konferencë me gazetarët hoqi nga vetja përgjegjësinë, duke deklaruar prerë se për këtë skandal nuk do të ketë asnjë dorëheqje dhe se prokuroria duhet të hetojë opozitën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME