Categories Lajme

Skandali i kosit me fekale, kreu i AKU Gjirokastër shkarkohet pas denoncimit nga Ora Investigim

Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së Gjirokastër, Armand Hilaj. Burimet bëjnë me dije se shkak është bërë denoncimi i bërë nga Ora Investigim i gazetares së Ora News e RTV Ora Alketa Çeku për kosin me ndotje bakteriale enterobakter që tregtohej nga subjekti Gjirofarm. Kosi “Gjirofarm” i tregtuar gjerësisht ne vend ka rezultuar të jete me prezencë fekalesh. Kjo u vërtetua pas  mostrave të marra për analizim nga AKU. Më poshtë Investigimi

Më konkretisht  me ngarkesë të lartë mikrobike ka rezultuar kos lope natyral “Gjirofarm”, 190 gram  me 2.2 dhe 3.8% yndyrë.  Me problem është konstatuar edhe kosi i deles “Gjirofarm” 300gram. Gazetarja e Ora Investigim, Alketa Çeku e ndoqi hap pas hapi ngjarjen. I kërkoi informacion edhe administratorit të “Gjirofarm” në lidhje me produktet e tregtuara nga ky subjekt që i vunë në rrezik jetën konsumatorit. Përgjigja në këtë rast ishte heshtja.

Edhe AKU heshti dhe fshehu të dhënat duke rrezikuar konsumatorët që i kanë besuar garantimin e cilësisë së produkteve që vënë në tavolin e bukës së familjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME