Categories Lajme

Skandali/ Lokali pa leje i Mihal Kokëdhimës, ngritur mbi themelet e kishës 800-vjeçare në Porto Palermo

Gjatë prishjes së Lokalit “Panorma” të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo të Himarës, i konsideruar si një ndërtim i paligjshëm, pranë themeleve të tij zbulohen fragmentet e një monumenti me rëndësi  historike.

Bëhet fjalë për rrënojat e një kishe, për të cilën arkeologët hedhin hipoteza se daton 800 vjet më parë.  Në vitin 2017, arkeologët të shqetësuar nga fakti se pranë monumentit ishte ngritur një lokal, kanë bërë disa fotografi. Vihet re se pranë mureve të Kishës, i zoti i lokalit kishte preferuar të vendoste koshin e plehrave, duke injoruar fragmentet e mureve të vjetra.

Nuk dihet nëse janë përdorur gurët e saj për ndërtim,  por drejtoria monumenteve në Vlorë, ka shkuar bashkë me përfaqësues të Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë për të certifikuar rrënojat e kishës. Gjatë shembjes nga IKVT-ja të ndërtesës së ngritur nga Mihal Kokëdhima, u gjet edhe një amforë, por nga drejtoria e Institutit të Monumenteve në Tiranë deklaruan se bëhej fjalë për një imitacion. Ndërkohë drejtori i drejtorisë rajonale të monumenteve në Vlorë, Orgest Feimi,  pohon se “një grup pune nga drejtoria kanë shkuar në rrënojat e lokalit të Mihal Kokëdhimës së bashku me përgjegjësit e sektorit të artit dhe të monumenteve, pasi janë njoftuar se kanë parë disa mure të vjetra, ku pretendohet se është një kishë e vjetër, e të tjera shenja”. Specialistë kanë vajtur dhe e kanë parë një fragment muri. Kanë bërë matje dhe dosja do të paraqitet pranë këshillimit shkencor të restaurimit. Sipas drejtorit të Trashëgimisë Rajonale, Orgest Feimit, “më pas do të arrihet në konkluzionin se kur datojnë saktësisht fragmentet e gjetura të kishës dhe a përbën vlerë historike, dhe pas kësaj, nëse duhet kaluar monumenti në mbrojtje në varësi të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Vlorë.”, u shpreh Feimi.

Sipas vlerësimeve paraprakake të specialistëve, bëhet fjalë për një kishë katërkëndore. Për banorët e zonës, kjo kishë edhe e prishur ka pasur një rëndësi të veçantë, sepse konsiderohej si vend i mirë, i bekuar. Braktisja e saj në shekuj mendohet të ketë ndodhur për shkak të ngritjes përballë saj të kishës së Kalasë së Palermos që ndërtoi ALi Pashë Tepelena. “Por vendi duke qenë një gji, ku zbarkonin peshkatarët është konsideruar si një vend i shenjtë. ku peshkatarët luteshin për mbrojtje ndaj fatkeqësive në det.”, është shprehur Orgest Feimi, duke shtuar se  ende nuk është saktësuar datimi, por mendimi paraprak i specialistëve është se daton në shekullin e 12-të ose të 13-të të erës sonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME