Categories Lajme

Skandali me analizat në shtet, mjekët të çojnë në klinikat e tyre private

Mjekët e spitalit të Librazhdit edhe pse figurojnë dhe paguhen në shtet, gjatë gjithë ditës punojnë në laboratorët e tyre private.Edhe kur pacienët arrijnë t’i gjejnë në pozicionin e tyre të punës në spitalin shtetëror, nuk i shpëtojnë drejtimit tek privati. Vetë këta doktora i orientojnë që analizat të mos i bëjnë në shtet, por në klinikat e tyre private. Ajo që është edhe më e çuditshme rezultatet nuk përputhen me realitetin, pra edhe kur nuk je i sëmurë analizat në këto klinika të nxjerrin të tillë.

Në Fiks Fare mbërritën disa denoncime ku në spitalin e Librazhdit mjekët i “detyronin” pacientët për çdo analizë t’u drejtoheshin klinikave të tyre private. Menjëherë gazetarët udhëtuan drejt Librazhdit për të kuptuar të vërtetën. Me ndihmën e bashkëpunëtorëve fillimisht shkojnë të bëjnë analizë të tiroideve në laboratorin e spitalit të Librazhdit. Mjeku i këtij spitali Kiço Stojani e pret bashkëpunëtorin në zyrë dhe aty i thotë se këto analiza për të cilat ai i është drejtuar spitalit shtetëror, mjeku i realizon në klinikën e tij private. Pasi bien dakord të dyja palët për të kryer analizat në klinikën private të doktor Stojanit, ky i fundit e merr bashkëpunëtorin e Fiksit në makinën e tij personale dhe e çon në klinikën e tij.

Doktori i bën vetë analizat edhe pse teorikisht duhet të ishte në punën e shtetit e t’u shërbente pacientëve. Me daljen e përgjigjes doktori njofton bashkëpunëtorin e Fiksit se analizat i kanë dal keq dhe duhet të fillojë mënjëherë mjekimin. Bashkëpunëtori i Fiksit duke mospatur dijeni mbi sëmundjen ribën edhe njëherë analizat në dy laboratorë të tjerë një në Tiranë dhe një në Librazhd. Në të dyja rastet përgjigjet dolën negative, pra kundër rezultateve që nxorri mjeku Kiço Stojani në laboratorin e tij. Treguesi i TSH-së në fletën e analizave të laboratorit të Stojanit ishte dyfish më i lartë se sa në dy përgjigjet e nalizave të tjera.

Bashkëpunëtorët iu drejtuan edhe mjekut tjetër hematologut Arben Dine pasi edhe për të kishin denoncime se nuk shkonte fare në punën e shtetit, por punonte vetëm në laboratorin e tij privat. Bashkëpunëtorët nuk e gjetën në spital kur e kërkuan , por infermierja i adresoi tek klinika e tij private që ndodhet përball spitalit, në katin përdhes të një lokali. Klinika mbante emrin e tij dhe të gjithë e dinin që doktor Arben Dinen mund ta gjenin vetëm aty. Bashkëpunëtorët kërkuan të bëjnin një analizë për Hepatitin B e C, me justifikim se u duhej për t’u dhuruar gjak një të afërmi të tyre. Mjeku Dine mori përsipër bërjen e analizave edhe pse laboratorëve në rreth u është hequr e drejta ta kryejnë si analizë. Analizat do i kryentë kundrejt pagesës prej 2500 lekë. Madje mjeku u ofrua që nesë i interesuari nuk donte të jepte gjak, ai përveç përgjigjes së saktë të analizave mund të falsifikonte një tjetër fletë analize ku të deklaronte se nuk i lejohet të japi gjak.

Në pritje të analizave bashkëpunëtorët e Fiksit qëndruan në laboratorin privat të mjekut, ku vjen edhe një zonjë e cila ishte e interesuar të bënte analiza. Pasi nuk ka gjetur mjekun në spital i ishte drejtuar klinikës private të doktor Arben Dines. Ajo kërkon të bëj një analizë pasi është shtatzënë, por në pamundësi ekonomike kërkon ta bëj në spitalin shtetëror pasi është e siguruar. Mjeku Dine në i përgjigjet “Je e siguruar epo ik e p… unë këtu jam privat”. Madje ai i tregon zonjës që mos të dëgjojë atë “të gjatin” për kryeministrin Rama kur shprehet për shëndetësi falas. Në këto kushte zonja detyrohet të bëj pazar me mjekun Dine dhe ky i fundit pranon t’ja bëj analizën për 1000 lekë ” po ta bëj nën kosto ” i drejtohet ai.

Pas 15 minutash dalin rezultatet e analizave që bashkëpunëtorët e Fiksit kryen tek klinika private e mjekut Arben Dine. Mjeku vjen me zarf në dorë, brenda ka dy fleta analizash e sakta dhe e falsifikuara. Mjeku Dine porosit bashkëpunatorin “me këtë fletën (të falsifikuarën) me ta paraqitur në spital nuk do u merret gjak, por kujdes mos e ngatërroni, grisni fletën me përgjigjen e saktë”. Pra edhe pse në orarin zyrtar të punës, punonte në klinikën e tij private, bëri edhe analiza të cilat janë të ndalurar për laboratorët jo të autorizuar, mjeku Arben Dine mori përsipër edhe falsifikimin e fletës së analizës.

Fiksi- Mirdita

Infermierja- Urdhëroni

Fiksi-Dua të bëj një analizë të tiroides

Infermierja-Aa bëhet privat ajo, nuk bëhet në shtet

Fiksi-Ashtu ëë

Infermierja- Nuk bëhet këtu.

Fiksi-Po më thanë që këtu është një doktor i mirë prandaj

Infermierja-A te doktor Kiçoja?

Fiksi-Ee

Infermierja-Ulu prite ta marr në telefon.

Fiksi-Po, këtu zemër.

Infermierja- Doktor është një zotëri këtu që do të bëjë analizat e tiroides…..Kthehu, është këtu te zyra jote, mirë. … Po vjen…… Prit ëë

Fiksi-Po zemër.
Vjen doktori

Fiksi- Mirë

Doktor Kiço- Si kalove?

Fiksi-Si je ti? Vallai , unë punoj me hidrocentralet ne Dragostun. Edhe mjekja ime më thotë të bëj një për tiroidet. Ja se ça duhet të bëj. Këto.

Doktor Kiço- Po, TSH, FT4 (tiroide)

Fiksi-I bëjmë dot?

Doktor Kiço-Po i kompletojmë, po jo këtu në shtet, unë i bëj privat ato, se nuk bëhen këtu

Fiksi-Po mirë sa lek bëjnë këto?

Doktor Kiço-Ato bëjnë 25 mijë lek, 26 (të vjetra)

Fiksi- Po duhet ti bëj me patjetër, ça të bëjmë.
Doktor Kiço-Ti tani ke…

Fiksi-Edhe kur ti marr pastaj, se unë duhet të iki në punë.

Doktor Kiço-Po shkojmë tani.

Fiksi- E ke larg ti?

Doktor Kiço-Jo mo jo unë me makinë isha…… Jo po se kam këtu laboratorin prandaj…… Ulu.

Fiksi-Mirë. Ke ndonjë infermjere të mirë se unë e kam çik.

Doktor Kiço-Unë o unë do ta marr vetë.

Fiksi-Thashë mos është kjo mjekja , se kjo gjen damarë.

Laburantja- Doktorit s’ja kaloj dot unë. Unë e kam të mësuar, të sforcuar nga zori, jo se kam bërë shkollë.

Doktor Kiço- Gjetjen , gjetjen e ke të vështirë.

Fiksi- Eee

Doktor Kiço- I ke damarët, po i ke të hollë të lëvizshëm, unë, do mundohem që…

Fiksi- Megjithatë, në disa klinika të mira ma gjejnë, po janë në Tiranë.

Doktor Kiço-Dmth të mira, kjo s’është e mirë ëë?

Fiksi- Jo shumë e mirë , qënka shumë bukur këtu.

Doktor Kiço- Jo mo jo, bukuri nuk ka shumë po…Ky do që t’ja gjejmë menjëherë se ajo është klinikë e mirë thotë. Po ti se ndieve fare këtë rrezik?

Fiksi- Se çaj kokën për atë punë.

Doktor Kiço-Vazhdova mjekësinë në Tiranë 6 vjet, pastaj edhe 4 vjet specializim…. Ma thuaj emrin?… Sa vjeç?

Fiksi- 66

Doktor Kiço-25 mijë lek (të vjetra) bën. Ti tani po punon këtu?

Fiksi- Sa vonojn?

Doktor Kiço- 2 orë po.

Fiksi- Do 2 orë.
Doktor Kiço- Do 2 orë.

Fiksi- Atëhere unë po iki njëherë në punë.

Doktor Kiço- Po mbaro punë, në çdo moment që të vish 1, 2, 3, është numri i telefonit këtu edhe…

Fiksi- Del një nga këto

Doktor Kiço- Po, do jem unë, do jem unë me patjetër.

Fiksi- Mirë.

Doktor Kiço- Ajt takohemi. Mirupafshim.

(Rikthehemi prapë te Doktor Kiço, pas 2 ore e gjysëm)

Fiksi- Doktor?

Doktor Kiço- Akoma.

Fiksi- Akoma s’kanë dalë ë? S’kanë faj këta, janë të zararshme, normal.

Doktor Kiço- Po ti deri në ça ore je?

Fiksi- Tani do rri nja gjys ore, s’kam pse iki më.

Doktor Kiço- Po nesër do vish prapë?

Fiksi- Po neser! Po sa vonohen, ikën dritat, apo ça?

Doktor Kiço- Jo, jo e kam vënë… ndoshta vonohen edhe një orë e pak.

Fiksi- Një orë e ca ëë?

Doktor Kiço- E një orë e ca.

Fiksi- Po punon njeri aty?

Doktor Kiço-Po unë pra jam.

Fiksi- S’ka ndonjë gocë që punon , apo vetëm aparaturat janë?

Doktor Kiço- Jo, jo duhet të rrijë në temperaturë kështu… inkubimi. Është proçedura e atilltë , nuk është se unë, unë për atë po pres.

Fiksi- Ashtu ëë. Do të merja telefon unë.

Doktor Kiço- Po mirë o këtu jam unë. Unë shpinë e kam afër, e mos e vrit mëndjen.

Fiksi- As bëhet llaf se për saktësi nuk diskutohet, e shikoj laborator special unë.

Doktor Kiço-Unë shiko, jam mjek laboratori. Unë jam mjek i specializuar.

Fiksi- Më thanë aty ky është njishi më thanë.

Doktor Kiço- Do të lajmëroj unë në çdo moment.

Fiksi- Ajt ciao.

(pasi doktori na ka marrë në telefon, shkojmë e marrim analizat.)

Doktor Kiço-Ke pas probleme ti?

Fiksi- Po ça probleme, unë me…

Doktor Kiço- Me gjëndrat se s’dolën mirë me thënë të drejtën.

Fiksi- S’dolën mirë ëë?

Doktor Kiço- Po shiko si është puna… Ëë mer ndonjë mjekim?

Fiksi- Po kot s’më thotë (doktoresha) ajo mua.

Doktor Kiço- Natën me gjumin. Keq?

Fiksi- Vallai, s’jam mirë.

Doktor Kiço- Me nervat?

Fiksi- Ja t’ja çojmë asaj, ça do bëjmë.

Doktor Kiço- Se doli një…

Fiksi- Ndojë tregues i keq fare?

Doktor Kiço- Domethënëëë hypo, hypo, mangësi në hormone, pooo, kalon ajo domethënë.

Fiksi- Po dhe pleqëri, ca kemi vuajtur njëçikë.

Doktor Kiço- Jo mo jo, nuk varet fare nga vuajtja kjo. Po kush s’ka vuajtur, jo s’ke pse të jesh pishman, se tjetri nuk të uron kot, u bëfsh 100 vjeç.

Fiksi- E vonoi shumë prandaj
Doktor Kiço- Kë?

Fiksi- Analizën.

Doktor Kiço-Analizën e nisa me vonesë. E nisa unë me vonesë domethënë, jo se e vonoi shume (laburantja). S’të ka dalë mirë, të të them që ka dalë normale, nuk ka dalë shumë keq po, korrigjohet.

Fiksi- Të shohim çdo më thotë ajo, gjithë të mirat.

Doktor Kiço- Ajt të shkuara, gjithë të mirat.

Takim me doktorin Arben Dine nw klinikwn e tij private

Fiksi- Si je si kalove, të të bëj një pyetje?

Infermierja- Mirë si je?

Fiksi- Hematologu është këtu?

Infermierja- Doktor Beni është aty matanë. Te lokali poshtë , lokalit.

Doktor Arbeni- Ça kishit?

Fiksi- Desha të bëja një analizë për dhurim gjaku
Doktor Arbeni- Po ça kishe hollim gjaku?

Fiksi-Jo dua të bëj një analizë gjaku, për dhurim gjaku.

Doktor Arbeni-Për dhurim gjaku?

Fiksi- Po kam një të afërm në Tiranë , është aksidentuar edhe dua ta bëj se do iki nesër.

Doktor Arbeni-Ne bëjmë grupin e gjakut për ashtu.

Fiksi-Më thanë doktor Beni.

Doktor Arbeni-Unë jam doktor Beni. Unë të bëj grupin e gjakut, ta jap letrën, ata të marrin edhe analizat, edhe po ta marr gjakun unë këtu, për ta analiza do e çoj prapë në Tiranë. Se ashtu është rregulli. Këto të tjerat psh. Hbsag, Pcv, unë t’i bëj, po s’ti njofin ata.

Fiksi- Pse?

Doktor Arbeni- Tani ashtu e kanë ata, të përqëndruar. Problemi është këtu, ata e kanë të unifikuar, unë i bëj dhe i bëj kur bëj të gjitha këto Hbsag, dhe deri dje po ne e analizonim, për agjent infektiv, për sidë, për sifiliz, për hepatit c dhe për hepatit b. Këto të katërta, mernim kitet nga banka e gjakut, nga qëndra kombëtare e transfuzionit . Dhe sa herë që dhuroheshe gjaku, tak, i mershim i bënim analizat dhe pastaj e… A e kupton? Unë i bëj po ka ca vite që ata e kanë ndryshuar. Si në Koeçë, si në Elbasan, si në Shkodër, si në Li brazhd, si në peshkopi, si në Bulqizë, gjakun vlla i dashur merre thotë ai , po ma ço kampionin mua që ta analizoj. Për ta analizuar gjakun e analizojnë ata.

Fiksi- Sa më shkojnë analizat mua ti bëj ti bëj ti them urdhëro ja ku i kam , s’më besojnë, nesër e shtunë e djel, s’ti bën kush atje.

Doktor Arbeni- Në çast ti bëjnë ata, ti bëj edhe unë në çast, po nuk njifen, jo nuk njifen se nuk di ti bëj unë, ama ma kupton mua, po kanë nxjerrë urdhër ata o vlla , gjith gjakrat grumbullohen edhe i bëjnë ata.

Fiksi-Sa më shkojnë të gjitha?

Doktor Arbeni-Këto?

Fiksi- Po. Të iki pastaj ti them se thonë shif u shmangën njerzit e mi, mos më çajnë kaptinën shumë.

Doktor Arbeni-Këto të 4 bashkë me grupin e gjakut bëjnë 25 mijë lek(të vjetra). Nga 5 mijë lek…..

Doktor Arbeni- Po.

Fiksi- Ti bëj A vonojnë shumë me marr përgjigjen?

Doktor Arbeni-Jo or jo. Kjo e imja është 13.25, këto për 10, 15 min i ke gati. Nëse ndonjëra nga këto del keq, do tu thuash që ka dalë keq e unë nuk dhuroj gjak. Në rregull?

Fiksi- Po normal pra.

Doktor Arbeni- Jo, jo jeshilen

Laborantja- Vetëm këtë

Doktor Arbeni- Po mbushe.

Qytetarja- Përshëndetje

Laborantja- Përshëndetje

Qytetarja-Sa bën kjo analiza?

Laborantja-Kjo BETAHCG_ja bën 15 mijë lek, më duket.

Qytetarja-Po përse bëhet kjo?

Laborantja- Ta ka dhënë doktor Kujtimi, e di ai pse ta ika dhënë, kjo matet te gratë, nuk, po edhe te burrat matet po te.. se mund të jesh shtatzanë, ose si është niveli i kësaj se ka norman e veta. Ja pyete edhe njëherë doktorin edhe…

Doktori- Shiko, e di si është puna, unë nuk të lus shumë, 20 unë 15 ta bëj, ajt meqë qeke.. pse sa i keni analizat kështu? Sa i keni analizat?

Qytetarja-Analizat të thjeshtë e ke.

Doktori-Qënka e thjeshtë kjo. Po mirë ik gjeje, se unë e kam të përbërë.

Qytetarja-Jam e sigurume more shok.

Doktori-E sigurume, ik ke Tegu mos ajde këtu te mua. Më duket se nuk dola unë në korridor e të kap ajde këtu. Ose isha unë doktori që të vizitova, unë po spekulloj e po të them ajde bëji aty ke laboratori im. Duke qënë se bëhen ke shteti. Ke shteti nuk bëhen e s’kanë për tu bërë as për 100 vjet. Tani ri bëj si të duash. Të thashë kur nuk e donja unë , ata të Tiranës e kishin 25 mijë lek. Unë i mora vetë këto dhe bëjnë 20 mijë lek. Ti mqs po bën llafe kaq shumë 15. Ti e di atë skeçin me kapele. I tha ai sa është ajo kapelja, 500 lek i tha, po 500 lek si shumë i tha, po mirë ajde 300 lek tha, prapë shumë tha, po mirë 200 e, 100 dëgjo tha po do më kapele më pak se kaq ik ke hija e pemës se s’ka më. Prandaj po them 15 më pak s’ta bëj dot, po deshe.

Qytetarja-Unë 10 kam.

Doktori-Jo 10_tçe

Qytetarja-Kaq kam

Doktori-Jo 10 do të thotë që të fus nga xhepi unë.

Qytetarja-Po ëë vere dorën në zemër….

Doktori-Është gjë tjetër kur më flet me këtë gjuhë dhe gjë tjetër të më thush mu ti, ëë pse do të gënjëj unë , unë jam e sigurume. Kush po të pyet pse je e sigurume. Pse atë të gjatin dëgjon ti që thotë janë falas ee, ku ka gjë falals moj zonjë. Merre , merre 10 mijë lek merre. Shiko tani të mora nën kosto. Me këtë analizë që po të bëj unë ty, nuk po nxjerr asnjë kokkër , asnjë 1 mijë lek.

Qytetarja-Thashë të vije dorën në zemër

Doktori- E vura dorën në zemër. Ulu 10 mijë lek e kaq. 10-15 min i ke gati.

Fiksi- Rrofsh.

Doktori-Ajt mirëardhç

(pas 15 minutash)

Fiksi- Mbaroi, më fal se ju shqetësoj?

Doktori- Një sekondë, jo mbaroj mbaroj. Ky është grupi i gjakut. Për ti pasur ti i ke mirë, i ke negativ, negativ, negativ. Po ti besoj do mos japësh gjak, ja këto janë analizat të bëra nga unë, pozitiv pozitiv, s’je kshu ëë, të ngelet mes nesh kjo punë. Kur të mbarosh punë , hidhe këtu te liqeni e mbaj këtë.

Fiksi-U mbyll, u mbyll pra. Të falenderoj 100 mijë herë. Rrofsh.

Doktori-Kjo të prish më shumë punë se…

Fiksi- Jo s’më duhet mua, ça më duhet mua.

Doktori- Në rregull s’të duhet gjë se po ta bësh për të prish punë, se do thotë pse, nji kshu nji ashtu.

Fiksi-Çe du unë o doktorr me të prish punë ty. S’kam arsye.

Doktori-Kujdes kur ti kapësh.

Fiksi- Kap grupin e gjakut dhe atë që është në rregull. Mirë që ta di, pastaj e heq.

Doktori- Ja këto janë. Atëhere, një zarf veç ato.

Laborantja- Ta sjell zarfin

Doktori- Po, po zarf blu. …ndryshe është ajo q ë është me të mbaruar punë fute këtë këtu. Ky është i miri. S’po ti shkruaj fare

Fiksi- S’ke nevojë iç. Rrofsh

Doktori- 25 edhe 5 , 30 , 40, 50.

Fiksi- Rrofsh faleminderit, kalofsh sa më mirë.

Doktori- Mirupafshim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Dhjetor 2024

Dashi Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashqevi Simakut i plotesohet deshira e madhe ne Diten e Krishtlindjes, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas…

LEXO ME SHUME