Categories Lajme

Skandali/ Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, kapet me plagjiaturë. Kopjoi edhe shifrat e Azisë sikur janë të Shqipërisë

Ditën e djeshme, në fillimin e vitit të ri shkollor, u mësua se Shqipëria do të kishte një ministre arsimit të re. Në vend të Besa Shahinit, Edi Rama emëroi Evis Kushin.

Por, ditën e sotme, akademiku Valdimir Kola, ka zbuluar se zonja Kushi ka bërë plagjiaturë, pra ka kopjuar, një punim ku është bashkëautore. Plagjiatura është bërë nga një punim i autorit me emrin Eric Chang, i cili në kohën kur e ka bërë studimin, ka qenë asistent profesor në Universitetin Shtetëror të Michigan.

Një skandal i tillë, duhet të sjellë në largimin e menjëhershëm të Evis Kushit, pasi nuk mundet që Ministrja e Arsimit të një vendi, të ketë bërë plagjiaturë dhe të sjellë shembullin se duke kopjuar punët e të tjerëve, mund të arrish poste të larta ministrore.

“Artikullit shkencor me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang.
Artikulli shkencor i kopjuar është paraqitur nga autoret në një konferencë shkencore me titull <<6th International Conference of ASECU, “Economic development, tax system and income distribution in the countries of Southern and Eastern Europe”>> që është mbajtur në Fakultetin e Ekonomisë, në Podgoricë, Mal i Zi, më 20-22 maj 2010.”, shkruan Kola.

Në fakt, po të krahasohen të dyja punimet, ajo e Eric Chang dhe e Evis Kushit në bashkëpunim me Marsida Ashiku, aty jo vetëm që ka ngjashmëri, por ka edhe fjali identike.

Ajo që e bën fare qesharake këtë plagjiaturë të ministres së re, është fakti se vlerat numerike për shtete të ndryshme në Azi, janë paraqitur sikur janë të njëjta edhe në Shqipëri. Siç shihet në tabelat më poshtë perceptimi i qytetarëve të Koresë së Jugut, Mongolisë, Filipineve, Taivanit dhe Tailandës, është identike me perceptimin e qytetarëve të Fierit, Elbasanit, Durrësit, Vlorës dhe Tiranës.

Në artikullin me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, janë kopjuar nga artikulli origjinal teksti dhe referencat (burimet e tjera shkencore). Madje, është edhe interesante të vihet në dukje se disa vlera numerike në përqindje, që gjenden në artikullin origjinal (2007, faqja 13) për shtete të ndryshme të Azisë, në lidhje me perceptimin e pabarazisë, janë paraqitur të njëjta si vlera në artikullin e kopjuar (2010, faqja 34) për ca qytete të Shqipërisë. Pra, në artikullin e kopjuar, thjesht janë hequr shtetet e Azisë dhe në vend të tyre janë vendosur ca qytete të Shqipërisë, por vlerat numerike, në lidhje me perceptimin e pabarazisë, janë të njëjta në artikullin e vitit 2007 (shtete të Azisë) dhe 2010 (qytete të Shqipërisë). Edhe konkluzionet, në artikullin e vitit 2010 janë të njëjta me konkluzionet e artikullit të vitit 2007“, shkruan Kola. TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME