Categories Lajme

SKANDALI/ Prokuroria merr në pyetje punonjës të ISSH dhe Drejtorisë së Tatimeve

Prokuroria e Tiranës vijon marrjen në pyetje të punonjësve të tre institucioneve nga ku dyshohet se kanë dalë të dhënat personale të rreth 690 qytetarëve.

Pas marrjes në pyetje të IT-ve të ISKSH dhe nëpunës të tij, pritet që në vijim të merren në pyetje edhe punonjës të ISHSH dhe Drejtorisë së Tatimeve.

Fillimisht në pyetje po merren nëpunës por edhe punonjës të thjeshtë të administratës, ndërkohë që në ditët në vijim pritet që të merren dhe drejtues apo drejtor te sektorëve të ndryshëm të institucioneve, ku pas skandalit u sekuestruan serverat.

Fax News raporton se pista e hakerimit ka shumë pak gjasa që të ndodhë dhe se informacioni ka shumë gjasa të ketë rrjedhur nga një prej institucioneve që i janë sekuestruar serverat, pra Drejtoria e Tatimeve, ISKSH dhe ISSH-së.

Sipas grupit hetimor kjo hakerimi ka shumë pak gjasa të ndodhë, pasi nëse do ndodhte diçka e tillë të dhënat nuk do të përfundonin në duart e shumë personave.

Gjithashtu një argument tjetër që e rrezon këtë pistë është dhe fakti që niveli i sigurisë ku ruhen këto të dhëna është i një sigurie të lartë, dhe i certifikuar nga Microsoft.

Sipas burimeve nga grupi i hetimit, nëse një haker do tentonte të hynte në këto servera do të jepej një alarm dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur, prandaj hetuesit dyshimet kryesore i kanë se të dhënat kanë dalë nga burime të brendshme. Shpresa e vetme për të identifikuar personin që ka bërë shpërndarjen e të dhënave mbetet gjurmimi i logimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME