Categories Lajme

S’kanë të sosur telashet për shqiptarin që vrau studenten greke, ja për çfarë akuzohet tani

Nuk kanë të sosur telashet për të riun shqiptar Aleksandër Luça, i çili ndodhet në burg në Greqi, si një nga të akuzuarit për vrasjen dhe hedhjen në det të studentës greke, Eleni Topaloudi, e çila refuzoi aktin sekual me të.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari akuzohet se është i përfshirë edhe në abuzimin e një tjetër vajze, me aftësi të kufizuara.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur vetëm 24 orë pas krimit ndaj studentes Topaloudi, që u vra me 28 Nëntor 2018.

Gjithçka sipas medias greke doli në dritë me arrestimin e një romi, 23 vjeçar, që ka qenë bashkë me shqiptarin teksa kanë abuzuar me vajzën.

Lidhur me akuzën ndaj shqiptarit për vrasjen e studentes ka pasur edhe dëshmi, por edhe kundërshti të forta. Ajo u gjet në det e lidhur, ndërkohë që ekspertiza zbuloi se ajo kishte qenë gjallë kur ishte hedhur nëpër shkëmbinj e më pas poshtë në det.

Shoku i shqiptarit, Manolis Koukouras, i arrestuari tjetër për këtë ngjarje të rëndë e ka pranuar se ka qenë i pranishëm, por ia ka kaluar fajin shqiptarit, duke thënë se ai që goditi ishte shqiptari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME