Categories Lajme

Skema e kompanive të basteve, zhvendosen në Kosovë dhe funksionojnë “online”

Pas dy rasteve në Tiranë, policia zbuloi edhe 4 raste të tjera të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Shtatë persona janë proceduar penalisht, 4 prej të cilëve pronarë lokalesh ku zhvillohej aktiviteti antiligjor. Në Korçë, Tropojë, Berat dhe Sarandë, uniformat blu sekuestruan 3 tavolina të përshtatura për lojëra fati, 5 njësi kompjuterike dhe pajisje elektronike, të cilat përdoreshin për organizimin e kumarit.

Por, nëse prej 1 janarit, për pjesën dërrmuese të lojtarëve të kumarit në garat sportive, bastet janë bërë të pamundura, ky aktivitet vijon normalisht “online”.


Nga vëzhgimi rezulton se, faqet e internetit të të paktën dy kompanive shqiptare të basteve vijojnë të jenë aktive, e kur klikohen të transferojnë automatikisht në faqet e tyre në Kosovë, ku edhe operojnë.

E njëjta gjë vlen edhe për faqet e njohura të huaja që ofrojnë shërbim për baste sportive dhe lojëra elektronike fati, të cilat vijojnë të jenë funksionale.

Disa prej tyre janë të bllokuara vetëm kur tentohet të aksesohen në versionin mobile. Ligji për ndalimin e lojërave të fatit, i cili hyri në fuqi më 1 janar, me sa duket ka dhënë efektet e para duke hequr kumarin që kishte zaptuar çdo lagje, por jo atë virtual.

Sipas ekspertëve, me gjithë pengesat që mund të vendosin autoritetet, bllokimi i faqeve të huaja të basteve është i pamundur, për shkak të mundësive të pafundme që ofron teknologjia./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Me pistoletë si stilolaps, pinte kafe në lokal, arrestohet 31-vjeçari në lokal

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aplikimi/ Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Brendshme hap garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Kriteret dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur garën për zgjedhjen…

LEXO ME SHUME