Categories Lajme

Pas rënieve të njëpasnjëshme, euro “rikthehet” në Shqipëri

Monedha e përbashkët ka fituar ndjeshëm pikë ndaj lekut ditën e sotme, duke u këmbyer me 123.81 lekë, ose 0.26 lekë më shumë se një ditë më parë.

Në raport me datën 26 dhjetor, kur euro arriti në nivelin më të ulët nga gushti 2008, duke zbritur në 122.69 lekë, monedha e përbashkët ka fituar 1.16 lekë, duke u forcuar ndjeshëm në pak ditë.

Forcimi i euros është një tendencë sezonale në dy ditët e fundit të vitit dhe në fillim të janarit, pas rënies së saj në dhjetor si rrjedhojë e efekteve sezonale, që lidhen kryesisht me prurjet valutore të shtuara nga emigrantët.

Por aktorët e tregut janë skeptikë, nëse euro do të arrijë të mbajë këtë trajektore rritëse. Ata pohojnë që likuiditeti në euro është shumë i lartë, ndërsa kërkesa për monedhën e përbashkët është e ulët.

Në janar të një viti më parë, euro u rrit me shpejtësi në janar, duke arritur në gati 134 lekë në mes të tij, vetëm për të rënë me shpejtësi muajt e mëvonshëm, duke humbur rreth 11 lekë brenda 2018-s, duke shënuar në këtë mënyrë rënien më të madhe vjetore që nga 2014-a.

Këtë vit euro po e nis janarin në një nivel më të pafavorshëm prej gati 124 lekësh dhe ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që monedha e përbashkët të zbresë në 120 lekë, që nëse do të ndodhte do të shënonte nivelin më të ulët historik që kur euro doli si monedhe fizike në vitin 2002./monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME