Categories Lajme

Skema Kombëtare për bujqësinë 2020/ Subvencionim blegtorëve për zgjerimin e fermave

Blegtorët përfitojnë subvencion nga qeveria për rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve blegtorale dhe shtimin e fermave me gjedhë e të imta. Fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2020 adreson mbështetje financiare të drejtëpërdrejtë për blegtorët duke i subvencionuar ata për krerë bagëti. Sipas vendimit të miratuar së fundi nga qeveria, masat e mbështetjes dhe masa e financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 70 (shtatëdhjetë) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1 200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 5 (pesë) krerë lopë, në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt.

Në këto vitet e fundit, blegtoria ka marrë vëmendje maksimale nga politikat mbështetëse të Qeverisë. Gjatë vitit që lamë pas fermerët përfituan subvencion për çdo faturë të shitjes së qumështit te grumbulluesit. Në 2019, fermerët blegtorë përfituan në total 40 milionë lekë përmes skemës së qumështit me 10 lek për litër. Këtë vit skema e mbështetjes për fermerët do të financojë fermerët për për rritjen e numërin të krerëve në bagëti. Pragu do të jetë 5 lopë e lart.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mund ta bëni Shqipërinë të Madhe sërish!”, strategu amerikan LaCivita flet në takimin e PD-së me diasporën në Brescia: Çohuni dhe votoni për Berishën!

Drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, strategu amerikan Chris LaCivita, gjatë një takimi me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi javor, për datat 14 deri 20 Prill 2025; Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

DASHI Kjo javë fillon me vrull: ju jeni të etur për të lëvizur, vendosur dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama jep lajmin nga Milano: Qeveria italiane para 3 ditësh firmosi dokumentin e fundit për njohjen e pensioneve

Kryeministri Edi Rama deklaroi në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano se qeveria italiane ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zemërim në rrjetet sociale pas dhunës në BBV: Ekranet të mos u japin hapësirë personave agresivë

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP. Përpara daljes së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muriqan, arrestohet 41-vjeçari në kërkim për vjedhje

Një 41-vjeçar është arrestuar sot nga Policia Kufitare në PKK Muriqan, pasi ishte i shpallur…

LEXO ME SHUME