Categories Lajme

Zemërim në rrjetet sociale pas dhunës në BBV: Ekranet të mos u japin hapësirë personave agresivë

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP. Përpara daljes së tij nga shtëpia pas eliminimit nga vota e publikut, Jozi ofendoi dhe goditi fizikisht Gjestin.

Menjëherë pas incidentit, produksioni i Big Brother ka lajmëruar Policinë e Shtetit, e cila ka ndërhyrë duke shoqëruar Jozin, i cili u ndalua menjëherë nga Produksioni.

Efektivët e uniformave blu bënë të mundur ndalimin e banorit të Big Brother Albania duke vijuar më pas me procedurën e marrjes së tij në pyetje. Në të njëjtën kohë një ekip mjekësor u kujdes nga afër për gjendjen shëndetësore të Gjestit duke i garantuar atij asistencën mjekësore pas goditjes nga Jozi.

Pas kësaj ngjarje të rëndë dhe të përsëritur, ka reaguar edhe televizioni që organizon spektaklin, ku në shumë raste promovohet dhunë.

“Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së sotme në formatin Big Brother Albania, ndodhi një akt i papranueshëm dhune, ku një prej konkurrentëve të eliminuar sulmoi fizikisht një tjetër pjesëmarrës në momentin e daljes nga shtëpia. Ky veprim u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga një publik i gjerë kombëtar.

Top Channel dënon me vendosmëri çdo formë dhune dhe rithekson angazhimin e tij ndaj standardeve më të larta të etikës profesionale, përgjegjësisë publike dhe komunikimit të sigurt. Big Brother Albania është një format argëtues që promovon lojën, spontanitetin dhe emocionin – por kurrë dhunën. Ky incident është në kundërshtim të plotë me frymën e programit dhe me parimet themelore mbi të cilat funksionon platforma jonë televizive.

Produksioni nuk ka pasur asnjë informacion, sinjal apo indicie që do të mund të çonte në parashikimin e një sjelljeje të tillë. Ngjarja ndodhi në mënyrë të papritur, pa asnjë provokim të lidhur me formatin, dhe është thellësisht e dënueshme. Edhe pse formatet televizive të tipit reality mund të përmbajnë të papritura dhe tensione, kufijtë janë të qartë dhe të panegociueshëm – dhe dhuna nuk tolerohet në asnjë rrethanë.

Pas incidentit, prezantuesi i spektaklit, Ledion Liço, reagoi drejtpërdrejt me një deklaratë përpara publikut:

“Një akt i dhunshëm, i papranueshëm dhe thellësisht shqetësues ndodhi në një moment që duhet të ishte fundi i një përvoje, jo fillimi i një reagimi të tillë. Kjo sjellje nuk përfaqëson vlerat e Top Channel dhe as ato të Big Brother Albania.”

“Ky incident nuk ishte i organizuar, i nxitur apo i parashikueshëm nga produksioni. Realiteti i një formati live mbart të papritura, por kjo nuk e justifikon kurrë dhunën.”

Menjëherë pas ngjarjes, personi përgjegjës është përjashtuar përfundimisht nga çdo përfshirje e mëtejshme në program dhe është shoqëruar nga autoritetet përkatëse në komisariat, ku janë duke u ndjekur procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi. Protokollet e sigurisë dhe të transmetimit janë në proces rishikimi të plotë, dhe çdo masë e nevojshme do të ndërmerret për të garantuar që situata të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen.

Top Channel njofton se do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përgjegjëse dhe do të mbajë publikun të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm. Integriteti i përmbajtjes, siguria e pjesëmarrësve dhe respekti për audiencën mbeten parime themelore të punës së këtij institucioni mediatik”- thuhet në reagimin e TCH.

Një nga momentet më të rënda dhe të papranueshme në historinë e Big Brother VIP Albania ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur banori Jozi goditi fizikisht Gjestin me një shuplakë.

Menjëherë pas aktit të dhunës, ai shpërtheu në fyerje, duke thënë: “S’ka le *** nëne që ma hap derën mua! Kush e hap derën? Legen! Më fal vetja ime që mora pjesë në këtë vend me njerëz me dy fytyra.”

Banorët mbetën të shokuar nga ngjarja, ndërsa Gerta dhe Egli ishin të parët që ndërhynë për të ndihmuar Gjestin.

Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit dhe figura publike kanë dënuar ashpër sjelljen e Jozit.

Ngjarja ka ngjallur debat të fortë mbi kufijtë e lojës dhe përgjegjësinë që mbartin formatet televizive kur situatat tejkalojnë çdo normë etike dhe njerëzore.

Pas incidentit, Jozi është shoqëruar nga policia menjëherë pas largimit nga shtëpia.

Reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta, ku personazhe të njohur të ekranit kanë shprehur hapur zemërimin e tyre.

Ata kërkuan që dhuna të dënohet pa kompromis dhe që ekranet të mos i japin hapësirë personave që shfaqin sjellje agresive.

Publiku kërkon dënim për Jozi dhe më shumë kujdes nga ana e produksioneve televizive për të mbrojtur dinjitetin dhe sigurinë e pjesëmarrësve. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hita paralajmëron “furtunë” në polici: Do largojmë çdo efektiv të korruptuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë sot një mesazh të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AKU njofton tërheqjen nga tregu të biskotave gjermane “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”: Tejkalim i nivelit të mykotoksinave

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton tërheqjen nga tregu të produktit “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DETAJE / I arrestuar në Mamurras, djali i ish-deputetit të PD. Ishte në makinë me 23-vjeçarin e plagosur nga Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamurras, ku një 23-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri në tregun e Lushnjës, dëme të mëdha, tregtarët kërkojnë dëmshpërblim

Zjarri i rënë në orët e para të mëngjesit ka përfshirë tregun e ri të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan të vrisnin me armë 2 persona në parking, arrestohen shqiptari e italiani! Të plagosurit, një çift kalimtarësh

Karabinierët e Foggias në Itali arrestuan dy persona të përfshirë në të shtënat që ndodhën…

LEXO ME SHUME