Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka prekur edhe përdorues në Shqipëri. Mesazhi, i njohur si “mashtrimi i balerinës”, fton qytetarët të klikojnë një link për të votuar në një konkurs vallëzimi për fëmijë, zakonisht me tekstin: “Përshëndetje! A mund të ndani pak kohë për të votuar Sarën? Ajo është vajza e shoqes sime dhe fituesi merr një vit mësime vallëzimi pa pagesë.” Sipas raportimeve ky mesazh në dukje aspak i rrezikshëm, ka për qëllim të vjedhë të dhënat e përdoruesve.

Si funksionon mashtrimi?

Pasi përdoruesi klikon linkun, ai ridrejtohet në një faqe që imiton një platformë votimi për një konkurs vallëzimi për fëmijë. Në realitet, faqja shërben për vjedhjen e të dhënave dhe infektimin e llogarisë WhatsApp.

Me vetëm një klikim, hakerët arrijnë të:

  • marrin akses në profilin WhatsApp të viktimës
  • shohin kontaktet dhe bisedat
  • përdorin llogarinë e infektuar për të dërguar mesazhe të tjera mashtruese

Më pas, nga profili i komprometuar nisin të dërgohen linke të reja drejt kontakteve, shpesh të maskuara si lojëra online apo oferta të rreme, të cilat mund të çojnë edhe në akses në aplikacione bankare apo financiare.

Mashtrimi përhapet si zinxhir

Për shkak se mesazhi dërgohet nga numra realë dhe kontakte të njohura, vigjilenca e përdoruesve ulet ndjeshëm, duke e bërë skemën të përhapet me shpejtësi dhe të krijojë një zinxhir viktimash.

Ekspertët e sigurisë kibernetike këshillojnë:

  • të mos klikohen linke të dyshimta, edhe kur vijnë nga kontakte të njohura
  • të verifikohet gjithmonë përmbajtja e mesazheve
  • të aktivizohet verifikimi me dy hapa (two-step verification) në WhatsApp
  • të kontrollohet rregullisht në sa pajisje është e hapur llogaria personale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME