Categories Lajme

Skënder Brataj: Pritet tjetër lehtësim masash, dita e zgjedhjeve shqetësim

Ulja e ndjeshme e rasteve me Covid, ka bërë që komiteti teknik të bëjë vlerësimin e situatës çdo javë. Shefi i urgjencës Skënder Brataj thotë se mund të kemi përsëri lehtësim masash në ditët në vijim. “Mund të ketë lirim masash edhe në javët e ardhshme” tha ai.

Dita e zgjedhjeve mund te shkaktoje grumbullime te shumta, e megjithatë nëse respektohen masat rreziku është minimal. Por ekspertet nuk e përjashtojnë një rritje të lehtë të infektimeve në fund të muajit prill.

“Zbatimi i masave, që do të jenë në organizimin e qendrave të votimit nuk mendoj se do të rrisin rrezikun e rritjes së infeksioneve. Ndoshta do të ketë një rritje në fund të muajit, fillim të majit për arsye të përhapjes së infeksioneve, fatin e mirë dhe të keq edhe të zgjedhjeve që po bëhen, ka shumë raste kur nuk po respektohen rregullat. Por nuk do të jetë në asnjë mënyrë si vala e parë dhe e dytë që kaluam”.

Brataj thotë se për shkak të fushatës elektorale deri tani, në disa fshatra ku nuk ka pasur raste me covid, është rritur numri i infektimeve. Vaksinimi i popullatës dhe imuniteti natyral janë arsyet kryesore te uljes së rasteve me covid. Aktualisht Shqipëria renditet e para në rajon për numrin e vaksinimeve të kryera. Deri tani janë imunizuar nga vaksinat mbi 9% e popullësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME