Categories Lajme

Skenografia e vjedhur nga Izraeli, monologje dhe humor i stisur, Festivali i Alketës apo shqiptarëve? (Foto)

Pikun e pati rreth orës 22:30, kur performoi Elvana Gjata, me më shumë se 14% të audiencës. Pra, siç votuan shumica në një sondazh të Anabel, interesi i pakët publikut për festivalin u demonstrua natën e parë. Sigurisht, grafiku i Telemetrix ha diskutim, por rrallëherë është shumë larg realitetit.

Pritej interesim më i madh, duke marrë parasysh se drejtimi artistik ishte në dorë të Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut që prej vitesh angazhohen me sjelljen e formulave të njohura botërore në ekranet shqiptare. Duke qenë se figurat e tyre lidhen me spektaklet e kërcimit, disa komentues thanë se e ngatërruan “Festivalin e Këngës” me “Dance with Me.” Për më tepër që edhe Alketa ndihej si në shtëpinë e saj në skenën e festivalit ku vjen për herë parë si moderatore. E tha me dhjetëra herë që kjo ishte ëndrra e saj prej shumë kohësh dhe ndoshta e la ëndrrën ta çonte shumë larg.

Natën e parë u kënduan vetëm 10 këngë, në një festival që zgjati dy orë.

Marrim një mesatare prej 3 minuta për këngë dhe muzikë e artistëve konkurrentë na rezulton vetëm 30 minuta nga 120 në total. Pjesa tjetër është mbushur me prezantim, interpretime të këngëtarëve të tjerë, si Gëzim Myshketa, Mahmood dhe katërshja Stine, Marsela Çibukaj, Eranda Libohova, Redon Makashi krah Luan Zhegut dhe skeç komik. Sa faj mund t’u vëmë komentuesve që bëjnë shaka me monologjet e Alketës me natyrë patriotike, frymëzuese a nostalgjike. Në fillim të dhjetorit, kur vendosi t’u përgjigjet kritikave për festivalin, ende pa nisur mirë, Vejsiu tha: “Ne s’po e bëjmë festivalin për të marrë trofe. Po e bëjmë se duam ta bëjmë. Ky s’është festivali i Alketës, as i Verës, është festivali i shqiptarëve. Kjo është ideja ime. Uroj që kjo të dëgjohet dhe të kuptohet.”

Por a ishte vërtet i shqiptarëve? Kishte ndonjë gjë ndryshe nga edicionet e mëparshme? Paneli i katër këngëtarëve që interpretojnë krah Luan Zhegut është një format i ezauruar që në fillim të viteve 2000 në spektakle si “Gjeniu i Vogël,” “Dua më shumë Shqipërinë” apo spektaklet e Miss-eve; dueti i Alketës me baritonin Gëzim Myshketa, sado i bukur, mbetet një duet patriotik klishe; intervista e gjatë e reperit Mahmood – që është italian dhe jo shqiptar – nuk u përkthye tërësisht në shqip.

Gjatë skeçit komik në fund, Rudina Dembacaj, Drilon Hoxha dhe Flor Binaj imitonin përkatësisht Jozefina Topallin, Sali Berishën dhe Edi Ramën. Duhet t’ju ketë rënë në sy treshja e çuditshme dhe të qeshurat e shtuara nga regjia. As Topalli, as Berisha nuk janë më kryefjala e jetës politike në vend. Madje, Topalli përflitet më së shumti për faktin që është bërë gjyshe, ndërsa Berisha për teoritë e çuditshme që poston në Facebook. Emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre është mungesa e aktualitetit. Paneli katërsh, dueti, personazhet e fillimit të dekadës, të gjitha i përkasin një kohe tjetër e s’mund të jenë kurrsesi afër publikut që vetëm pak orë para nisjes së spektaklit u tremb sërish nga një goditje tërmeti. Në të njëjtën linjë të gjërave të bëra më parë gjendet e skena që këtë vit ishte goxha e bukur. Nuk kishte të sharë, por – fatkeqësisht gjithmonë ka një por – skenografja italiane që e realizoi duket se është frymëzuar më shumë se ç’duhet nga skena e Eurovisionit të mbajtur këtë në vit në Tel Aviv, Izrael. “Më shumë fjalë se këngë,” shkruan një komentuese në Facebook.

“Alketa është bërë diçka monotone që duhet të bëjë shumë kohë pushim që njerëzit të rifillojnë ta shohin sërish njerëzit,” thotë dikush tjetër dhe një i tretë shton, “Mua më ngjan me një konferencë për shtyp sesa festival.” Gjatë transmetimit, Alketa tha qartazi se i mirëpret kritikat e publikut, të cilat po i vendosim këtu poshtë, për lehtësi. “Festivali i Këngës” ndërron duar çdo vit dhe s’mund të presim të njëjtën gjë nga njerëz të ndryshëm. Të paktën të bëhet vërtet për shqiptarët që meritojnë diçka në shqip, të fokusuar te kënga, meritojnë një festival autentik dhe argëtues.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO\ “Shpella e Pëllumbasit”/ Policia gjen dhe shpëton turistët pas pesë orë kërkimesh

Shpella e Pëllumbasit, Tiranë, Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Policia ndihmon 5 turistë nga Mbretëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME