Categories Lajme

S’kishin internet në dhomë! Situata para sherrit në Himarë, çifti kërkonte kushte, përgjigje me “fjalë magjike” të pronarëve: Na falni shumë…

HIMARË– Përplasja mes klientëve dhe pronarëve të një hoteli në plazhin e Livadhit në Himarë ka marrë vëmendjen e mediave. Para se të përplaseshin në rrugë dhe të “merreshin” me Policinë e Shtetit, marrëdhëniet mes palëve duket se kanë qenë të mira.

Në një bisedë të publikuar në rrjete sociale, klientët kërkojnë më shumë internet për të punuar nga dhoma, por ajo që bie në sy është fakti që gjithë kohës, pronarët përgjigjen me mirësjellje. Madje dhe duke përdorur “fjalët magjike”.

BISEDA ME MESAZHE:

Pronarët: Mund të provoni të lidheni në ballkon dhe pastaj të lëvizni në dhomë.

Klientët: Ne jemi me laptop për punë dmth. S’mund të jemi offline. Dhe me kaq internet është e vështirë.

Pronarët:Më falni nuk iu ndihmoj dot më shumë se kaq. Jemi munduar për mbulim maksimal, të na falni shumë.

Klientët: Më fal të të pyes? Tharësja e flokëve ku mund të jetë këtu tek dhoma?

Pronarët: Nëse nuk ka në banjë po ua sjellim për pak.

Klientët: Ok, shumë faleminderit!

Pse ka nisur sherri?

Çifti kishin vendosur që të kalonin pushimet e tyre në një hotel në Himarë, por për arsyet e tyre kishin vendosur që të shkonin një ditë më parë. Në hotel nuk u kënaqën nga shërbimi duke vendosur që të largoheshin një ditë para. E nxehur nga ndryshimi i planit, pronarja e hotelit kërkon paratë, duke i akuzuar pushuesit se i kishin djegur edhe çarçafët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME