Categories Lajme

Skrapar, “Pse hynë pulat në tokën time?”/ Godasin me leva e shkopinj në kokë xhaxhain, arrestohen 2 vëllezërit (EMRAT)

Dy të rinj kanë dëmtuar me mjete të forta në kokë, xhaxhain e tyre në Skrapar. Mësohet se shtetasit Albano dhe Elisado Isufi (vëllezër) kishin pasur konflikte prej kohësh me familjen e xhaxhait, por sherri i fundit nisi për pulat e të plagosurit kishin hyrë në tokën e tyre.

Burime bëjnë me dije se vëllezërit e qëlluan bë kokë me leva dhe shkopinj bejzbolli 63 vjeçarin duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë. Më pas policia ka prangosur dy agresorët, e ndërsa 63 vjeçari ndodhet rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Policisë: Poliçan, Skrapar , Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi i shtetasve A.I., 32 vjeç dhe E.I., 30 vjeç, banues në Potom, Skrapar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta dhe i kanë shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit P.I., 63 vjeç, banues në Potom, Skrapar, i cili po mer mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.B., 31 vjeç, banues në Poliçan, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja të Italisë ku një 12-vjeçari shqiptar ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan për vdekje 63-vjeçarin në Vlorë, policia shpall në kërkim tre persona

Policia e Vlorës njofton se ka shpallur në kërkim 3 persona të përfshirë në konfliktin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se përdhunoi 10-vjeçarin në Gjirokastër në prani të dy të miturve, arrestohet në Kakavijë 17-vjeçari

Është vënë në pranga në Kakavijë 17-vjeçari i cili u arratis drejt Greqisë pasi abuzoi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 29-vjeçari në Vlorë! Më parë kishte dhunuar vëllain

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës teksa gjatë një kontrolli në një ambient…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Pas shpërthimit të luftës në Iran më 28 shkurt, mbi 5,000 fluturime u anuluan në…

LEXO ME SHUME