Categories Showbiz

‘S’më flet, postova videon e Arilenës’, flet bashkëpunëtori i ngushtë i Elvanës

Këto ditë kanë qenë mjaft të zhurmshme në lidhje me festivalin e fundvitit. Shumë prej fansave të Elvana Gjatës menduan të organizonin edhe protesta. Nga ana tjetër, rrjetet sociale shpërthyen nga komentet lidhur me vlerësimin, e nëse këngët ishin me të vërtetë të mirë realizuara. Në morinë e komenteve i shtohet edhe koreografi Tan Brama, e cili thotë se këngëtarja i bëri unfollow për një video që kishte postuar me Arilenën. Tan Brama është një personazh i njohur në skenën shqiptare.

Në një prononcim për “Boldnews.al”, ai tregon se Elvana Gjata i ka bërë dhe unfollow në Instagram, për shkak të një video që koreografi ka shpërndarë me Arilenën. Sipas tij, e gjitha ishte një xhelozi e pastër, vetëm për një video. “Ne ishim miq të vjetër, nuk e kuptoj pse. E vlerësoj si artiste, dikur kam qenë në turet e saj ku unë çoja grupin e vajzave të performonin bashkë me të. Nuk është hera e parë që ajo më bën diçka të tillë”, shprehet Brama.

Më tej, ai tregon se si Elvana nuk e njoftoi për të marrë pjesë në koncertet e saj me grupin e kërcimit gjatë Sunny Hill Festival. Ndonëse ai kishte dy muaj që përgatiteshe intesivisht për turin e saj, një ftesë e tillë nuk erdhi asnjëherë. “Në Sunny Hill Festival, ajo më hoqi nga formacioni i trupës së kërcimit, pasi unë me grupin tim performova ditën e parë me Elvanën, dhe të nesërmen, sërish në Sunny Hill Festival, por me këngëtaren Kida. Më pas, Elvana nuk më njoftoi për koncertin e radhës, arsyeja tashmë kuptohet pse. Madje kisha dy muaj që përgatitesha për turin e saj. Por në fund fare nuk më njoftoi”.

Më tej ai zbuloi se do të jetë pjesë e Eurovisionit së bashku me Arilenën, ku do të performojnë duke përfaqësuar Shqipërinë. “Këngët ishin të mira të dyja, por duke dëgjuar Arilenën, mendoj se ajo premtonte më shumë për Eurovision. Them se do shkëlqejë dhe u gëzova që ajo fitoi çmimin e parë. Në fakt ishte e çuditshme, teksa Elvana ndodhej në skenë publiku brohoriste Arilena, Arilena….

Sidoqoftë, edhe pas gjithë këtyre gjërave, Elvanës i uroj suksese. Arilenës i uroj shumë suksese në Eurovision dhe e di që do shkëlqejë se e ka treguar veten dhe herë të tjera. Do jem bashkë me të dhe grupin e kërcimit duke performuar”. Arilena Ara fitoi çmimin e parë në Festivalin e 58-të të RTSH-së, për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, ndërsa Elvana Gjata fitoi çmimin e dytë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME