Categories Lajme

“S’më zë gjumi”, nëna që lindi 14 fëmijë tregon si e humbi djalin në minierë: Më tha të rrosh vetë…

Nga Klodiana Lala

Çfarë ndodh pas një aksidenti në galeritë e Bulqizës? Cili është roli i institucioneve të ngarkuara për të kontrolluar kompanitë që menaxhojnë minierat, çfarë i garanton shteti një minatori dhe çfarë ndodh kur një minator humb jetën në galeri?!… Cili është roli i prokurorisë dhe si ia dalin të fajësojnë gjithmonë viktimën dhe jo fajtorin për qindra minatorë që mbetën të vdekur galerive për 30 vjet. “PAKTI ME VDEKJEN”, historitë e trishta të nënave shamizeza të Bulqizës. Një dokumentar i realizuar nga Klodiana Lala dhe Investigativ Network Albania (INA), mbështetur nga Ambasada Amerikane.

Në Bulqizë, petkat e zisë për gra si Selvija apo Bakije Dalipi janë bërë gati po aq të zakonshme sa veshja e minatorit. Historitë e nënave për gëzimin e lindjes së djemve u kanë lënë vend rrëfimeve të vdekjeve të tyre.

“Me 17 dhjetor është vrarë. Është vrarë në galerinë e Faik Dedjas, ishte ora 12.00. Më erdhi një kushëri dhe kërkoi Kurtin. Më tha që Bajrami është vrarë nga këmbët e duhet ta çojmë në Tiranë. I thashë që paska vdekur. Kur erdhi një komshi dhe ma tha të rrosh vetë për Bajramin. Kaq dimë. As bëmë ankesë”.

Është ky fati i shumë nënave të këtij vendi, që prej galerisë ushqejnë fëmijët e tyre e më tej, aty i humbasin. “Kam frikë, s’më zë gjumi i natës. Iku një, të ikin dhe ato të katërt” tregon ajo.

Bakija ka lindur 14 fëmijë. Tre nuk jetojnë më, ndër ta edhe djali që humbi jetën në galeri. Bashkë me 11 fëmijët e tjerë ajo vuan varfërinë, ndërsa institucionet shtetërore u kanë kthyer shpinën. “Unë kam bërë 14 kalamaj, mua më takon një pallat që të ma japë qeveria, Edi Rama. Por nuk të jep kush. 100 mijë pension marr” thotë ajo.

Në minierën ku humbi jetën i biri Bajrami, vazhdojnë të punojnë edhe katër djemtë e tjerë të Bakijes. Po në të njëjtat thellësi që humbën vëllanë, ata janë të detyruar të kërkojnë arin e minierave që pasuron të pasurit e flijon minatorët.

Historiku i vdekjes së minatorëve në thellësitë e galerive i tmerron banorët e kësaj ane. Djemtë e burrat e Bulqizës janë të detyruar të jetojnë me hijen e vdekjes. Janë të detyruar të bashkëjetojnë me zemërimin e galerisë ndaj etjes së pafrenuar për arin e nëntokës, që herë pas here mund të vjellë masiv kromi mbi punonjësit e pambrojtur të nëntokës, (lexo ketu emisionin e plote).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME