Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ka falenderuar të gjithë miqtë dhe dashamirët që i kanë qëndruar pranë në këto çaste të vështira që është duke kaluar ajo dhe familja e saj, pas hum.bjes së të atit, Sokol Haxhia.
Përmes një postimi në rrjetet sociale këngëtarja shprehet se e ka të vështirë të flasë për “gjëra që i ka afër zemrës”, duke mos e zgjatur shumë mesazhin e saj.
“Falenderime nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri në këto momente të vështira. Siç e keni kuptuar, e kam shumë të vështirë të flas në Instagram për gjëra që i kam kaq afër zemrës, ndaj po e lë me kaq….”, shkruan Enca Haxhia në Instagram.
Një ditë më parë, Sokol Haxhia ndë.rroi jetë. I ati i këngëtares vu.ante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, sipas “Iconstyle.al”. Sokol Haxhia e ka mbështetur fort të bijën në karrierën e saj.

